web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Meta, për kandidatët shqiptarë në Preshevë: Bashkohuni në një listë në zgjedhjet e tetorit në Serbi

29 Shtator 2026, 20:46, Politikë CNA

Meta, për kandidatët shqiptarë në Preshevë: Bashkohuni

Ish-presidenti Ilir Meta ndau një thirrje për faktorin politik shqiptar në Luginën e Preshevës. 

Përmes një reagimi, Meta thekson se vetëm bashkimi në një listë në zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi mund të fuqizojë faktorin politik shqiptar. 

Sipas Metës, kjo është e vetmja rrugë për t'u dhënë shqiptarëve përfaqësimin e duhur dhe që të drejtat e tyre të mbrohen dhe respektohen. 

"Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi janë një mundësi për fuqizimin e të gjithë faktorit politik shqiptar përmes bashkimit, për ta bërë çdo votë, të dobishme në mbrojtje të të drejtave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe Serbi.
Dallimet politike duhet t’i lënë vend interesit të përbashkët kombëtar dhe domosdoshmërisë për një përfaqësim shumë më domethënës dhe zë më të fuqishëm në Kuvendin e Serbisë.
Kjo është e vetmja rrugë për t'u dhënë shqiptarëve përfaqësimin e duhur dhe që të drejtat e tyre të mbrohen dhe respektohen!",-shprehet Meta./CNA 





Lajmet e fundit nga