LIVE UPDATES
Politike

DW: Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi individuale?

Ish-presidenti Ilir Meta ka kaluar pothuajse dy vjet në paraburgim. Ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq.

29 Shtator 2026, 20:52 Nga E.d
DW: Zyrtarë të lartë në hetim, përgjegjësi
Foto ilustruse

Më 22 shtator, drejtorja e Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hyseni, ndodhej në Baku të Azerbajxhanit, në një konferencë ndërkombëtare me drejtues të shërbimeve të inteligjencës.

Në Tiranë, ndërkohë, Gjykata e Posaçme vendosi ndaj saj masën e arrestit në shtëpi dhe pezullim nga detyra, nën dyshimin për përkrahje të autorit të krimit dhe zbulim të sekretit hetimor. Mes dritëhijeve për sigurinë kombëtare të vendit, presidenti Bajram Begaj mblodhi të hënën (28.09.2026) Këshillin e Sigurisë Kombëtare. 

"Hetimet e drejtësisë të zhvillohen tërësisht të pavarura dhe të respektohen nga të gjithë. Çështjet individuale të mos kthehen në krizë besimi ndaj shtetit dhe ndaj institucioneve të sigurisë”- thuhet në deklaratën e shpërndarë pas mbledhjes. Por rasti i ish- drejtueses së SHISH-it nuk qëndron i vetëm.

Ish-presidenti Ilir Meta ka kaluar pothuajse dy vjet në paraburgim. Ish-kryeministri Sali Berisha është në gjyq. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj, ndodhet në qeli prej fillimit të vitit 2025. Dy ish-zëvendëskryeministra të qeverive Rama, Arben Ahmetaj dheBelinda Balluku, po përballen gjithashtu me procedime penale. Hetimet kanë përfshirë edhe drejtuesit e lartë të AKSHI-t, ministra dhe ish-funksionarë të tjere të lartë.

Dosjet "VIP”
Për vite me radhë, korrupsioni në nivelet e larta nuk ndëshkohej. Ndaj, një nga pritshmëritë kryesore të reformës në drejtësi, të nisur në vitin 2016, ishte që zyrtarët dhe politikanët e nivelit të lartë të mos mbeteshin më jashtë rrezes së drejtësisë. "Pritshmëria ishte që institucionet e reja të drejtësisë të fokusoheshin tek korrupsioni i nivelit të lartë dhe tek çështjet ‘VIP”- thotë për DW Afrim Krasniqi, politolog dhe drejtor ekzekutiv i Institutit të Studimeve Politike. "Kishte individë që qëndronin mbi ligjin dhe pandëshkueshmëria ishte e theksuar.”

Por rezultatet nga reforma nuk erdhën menjëherë. Ngritja dhe konsolidimi i institucioneve të reja kërkoi vite, ndërsa hetimi i çështjeve të vjetra ishte shpesh më i vështirë.

Për Dorian Matlijën, avokat dhe drejtor ekzekutiv i Res Publica-s, numri i zyrtarëve të lartë që sot përballen me procedime penale nuk do të thotë domosdoshmërisht se korrupsioni është më i përhapur se më parë. "Ajo që ka ndryshuar ndjeshëm është reagimi institucional” - thotë Matlija për DW. "Sot SPAK është një strukturë e specializuar, me më shumë pavarësi, kapacitete më të forta dhe mbështetje ndërkombëtare, si dhe me vullnetin për të ndërmarrë hetime që kanë thyer mitin e paprekshmërisë së zyrtarëve të lartë.”

Kush e parandalon korrupsionin?
Dalja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë është vetëm njëra anë e funksionimit të institucioneve. Sepse kur një rast korrupsioni mbërrin në prokurori, shkelja e dyshuar tashmë ka ndodhur. Sipas Dorian Matlijës, pikërisht këtu rezultatet janë më pak bindëse.

"Po bëhemi më efektivë në ndëshkimin e korrupsionit pasi ai ka ndodhur, por jemi shumë më pak të aftë për ta parandaluar”- thotë ai.

Sipas tij parandalimi duhet të nisë shumë më herët, përmes kontrolleve administrative, auditimeve, rregullave për konfliktin e interesit dhe deklarimit të pasurisë. Por Matlija vlerëson se këto mekanizma shpesh nuk e kanë kryer funksionin e tyre.

Edhe Komisioni Evropian arrin në një përfundim të ngjashëm në raportin e vitit 2025 për Shqipërinë. Ai vlerëson se SPAK ka bërë "progres të prekshëm” në luftën kundër korrupsionit të nivelit të lartë. Por, në të njëjtën kohë, korrupsioni mbetet i përhapur dhe mekanizmat për parandalimin e tij kanë pasur efekt të kufizuar.

Përmasat e problemit shfaqen edhe në kontaktet e qytetarëve me administratën. Në një sondazh të SELDI-t të vitit 2023, 52 % e të anketuarve në Shqipëri thanë se ishin përballur me presion korruptiv nga zyrtarë publikë, ndërsa 40 % deklaruan se kishin paguar ryshfet.

Afrim Krasniqi e sheh problemin edhe në raportet e pushtetit. Partia Socialiste qeveris Shqipërinë që prej vitit 2013 dhe aktualisht ka shumicën absolute në Kuvend. Sipas tij, dominimi i zgjatur i një force politike ka dobësuar mekanizmat që duhet të kontrollojnë pushtetin ekzekutiv. "Kemi një sistem të deformuar” - thotë Krasniqi për DW. "Kreu i ekzekutivit kontrollon ekzekutivin, parlamentin dhe institucionet.”

Sipas tij, përqendrimi i pushtetit është shoqëruar edhe me rrjete informale ndikimi, përmes të cilave individë jashtë institucioneve shtetërore mund të ndikojnë në vendimmarrjen politike, legjislacion dhe përdorimin e pasurive publike.

Kryeministri Rama thekson se përgjegjësia penale është individuale sa herë që hetimet kanë përfshirë zyrtarë të lartë. Edhe për rastin Hyseni, qëndrimi i tij ishte i njëjtë.

"Kur një zyrtar i lartë i ka hapur vetes një llogari me drejtësinë, edhe kjo e ish-drejtueses së Shërbimit Informativ, është një çështje individuale mes saj dhe organeve të drejtësisë. Nuk kam asgjë tjetër për të shtuar rreth kësaj teme në vetvete” - tha Rama.

Prova e rezultateve
Në maj, BE-ja konfirmoi përmbushjen e kritereve të ndërmjetme për grupkapitullin "Themeloret”, ku përfshihet edhe sundimi i ligjit. Tani vëmendja zhvendoset te zbatimi dhe rezultatet e qëndrueshme.

Edhe treguesit për korrupsionin japin një tablo të përzier. Shqipëria është përmirësuar në Indeksin e Perceptimit të Korrupsionit të Transparency

International, nga 33 pikë në vitin 2012 në 39 në vitin 2025, por mbetet ende pas vendeve të BE-së.

Për avokatin Matlija, integrimi evropian ka ndihmuar në forcimin e institucioneve si SPAK. "BE-ja nuk kërkon më vetëm miratimin e ligjeve dhe reformave, por rezultate konkrete dhe të qëndrueshme” - thotë ai.

Për Afrim Krasniqin, pikërisht këtu qëndron edhe prova e integrimit, jo vetëm te përparimi formal në negociata, por te ndryshimi që sjell në vend. "Thelbi duhet të jetë që Shqipëria, shoqëria shqiptare dhe institucionet shqiptare të ndryshojnë dhe të përmirësohen, në mënyrë që të bëhemi të denjë për integrimin” - thotë Krasniqi.

Sipas tij, ky ndryshim duhet të ndihet edhe nga qytetarët, përmes sigurisë sociale, mirëqenies dhe pavarësisë, dhe jo të mbetet vetëm një arritje në letër. /DW

vlora hyseni gjykata e posaçme akuza

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi në rrugët e Tiranës

122 ditë protestë/ Aktivisti Ilir Xhemalaj: Studentët të bashkohen, të rrëzojmë këtë regjim

Aktivisti Arben Kola thirrje studentëve: Bashkohuni në shesh, merrni udhëheqjen e vendit

Aktivistja lexon kërkesat: Kërkojmë anulimin e ndryshimeve të bëra në ligjin për zonat e mbrojtura

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Nis marshimi drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

Bie zjarr në kodrat me ullishte në Gorishovë, flakët favorizohen nga era e fortë

Rama nga Brukseli: Qeveria reflektim përmes 'Pasqyrë Albania'

Rama në Samitin e Euronews 2026: Shqipëria një nga vendet më të sigurta në Evropë

Rama: Diskutimet kanë nisur kur nuk ishte e qartë nëse Trump do të shkonte në Shtëpinë e Bardhë

Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare...

Rama në Samitin e Euronews: Në Zvërnec investimi më i madh turistik në Evropë

Rama nga Brukseli: Shqipëria vendi me normën më të ulët të vjedhjeve, jemi perla e vogël e Europës

"Shqipëria, 12 mln turistë"/ Rama tallet me protestuesit: Do të kemi aeroport edhe për flamingot

Arresti i Vlora Hysenit, Balla: Korrupsion ka edhe në Gjermani, PS nuk është avokat i askujt

Pamjet e RËNDA nga Saranda/ Qytetari merr flakë nga shpërthimi në karburant

Shpërthim i fortë në një pikë karburanti në Sarandë, dy të plagosur

“Sterilizimi"/ Ilir Beqaj paraqitet në GJKKO i shoqëruar nga oficeri i policisë

Emiriona Sako: Kompetencat e centralizuara të rishikohen dhe të kthehen te bashkia

Debate te "Ligjet"/ Korreshi: Ky po tall by***n, po e bëni për të grumbulluar votat e PS

Me flakadanë në duar, protestuesit marshojnë nëpër rrugët e Tiranës, thirrje njëzëri kundër qeverisë

Dita e 121-të e protestës, qytetarët marshojnë drejt Kryeministrisë

Zjarr pranë banesave në Gjirokastër, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve

Vatër zjarri në Kreshpan të Fierit, kërkohet ndërhyrja nga ajri

Makina digjet plotësisht në qendër të Elbasanit, qytetarët të panikosur

Protesta në Maliq kundër investimit të Ujësjellësit/ Përplasje mes efektivëve dhe qytetarëve

Tentuan të mashtronin Armand Dukën në emër të Taulant Ballës, në pranga sekserët e Florian Gjergjit

Debati ironik në Komision, Korreshi: Të ndryshohet rendi i ditës i nderuar kryetar

Mashtruan një të moshuar në emër të Armand Dukës, në pranga 2 sekserët e Florian Gjergjit...

Ambasadorja e re e Bashkimit Evropian mesazh të qartë: Shqipëria të ketë institucione demokratike

Schieder tregon detyrat: Kapitujt duhen mbyllur, reformat të jenë pjesë e shoqërisë

Rama ndërpret fjalën e raportuesit për Shqipërinë në PE: Aman, s’i lë dot gjermanët të presin

Rama: Europa ka shtatë kandidatë, mos na lini në baltë

Rama: Shpresojmë që BE të mos e lërë sërish në baltë Ballkanin Perëndimor

Konferenca Ndërparlamentare/ Rama sulmon protestuesit: Flamingot nuk duken aq bukur sa në foto

Rama batuta në mbledhjen e konferencës ndërparlamentare: S'kam besim te përkthyesi

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare, kryeministri Rama mbërrin në Pallatin e Brigadave

Zjarr në Gjirokastër/ Merr flakë makina, digjet edhe një kasolle

Mbyllen fjalimet te Kryeministria, nis marshimi i protestuesve në rrugët e Tiranës

Tragjedi në Fier/ Banesa përfshihet nga flakët, humb jetën 70-vjeçari i paralizuar

Protestuesi për kryeministrin Rama: Nuk e 'tredh' dot sheshin, ne e kemi vrarë frikën

Aktivistja Sidorela Vatnikaj: Kjo protestë ka qenë një shuplakë për trazicionin politik

Vatër zjarri në Ndërnenas/ Digjen parcelat me ullinj, rrezikohen stallat e bagëtive

Aktivisti për kryeministrin Rama: Mediat botërore pasqyrojnë skandalin me SHISH, bota i hoqi fishën

Pas grumbullimit në sheshin Skënderbej, nis marshimi drejt Kryeministrisë: Poshtë narkoshteti

Rama: S’ka një provë të vetme që një bir nëne të ketë një qindarkë të tijen në xhepin tim

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen, Rama: Asgjë nuk do të më ndalë

Reforma në Drejtësi/ Rama: Pa mua, SHBA-ja dhe BE-ja do kishin bërë Noc Rrokun

Rama sulmon 2 televizione: Lavatriçe mediatike, kanë marrë peng një Prokurori

Rama sulmon deputetët: Pisanjosë me kostum parlamentar, dhuratat e mia janë pronë e shtetit