Ish-gjenerali që u bë ambasador/ Eric Wendt nis “betejën” diplomatike amerikane, zbulohet cilin takon të parin të mërkurën

Politikë

Screenshot-2026-09-29-185559_sd (1).webp

Pasi dorëzoj letrat kredenciale dhe zhvilloi  një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj të shtunën, ambasadori i ri amerikan Eric Wendt ka nisur zyrtarisht detyrën përmes një ceremonie tradicionale të ngritjes së flamurit amerikan, në ambientet e selisë diplomatike të Washingtonit në Tiranë. Fotot e ceremonisë janë shoqëruar me këtë koment në platformën X.

“Nis një kapitull i ri në Shqipëri! Roja e Sigurisë detare ngriti flamurin amerikan mbi rezidencën zyrtare teksa Ambasadori Wendt merr detyrën. Nën Presidentin Trump, aleancat tona janë më të fuqishmet kur qëndrojmë së bashku, ndajmë përgjegjësinë dhe ndërtojmë një të ardhme më të begatë e më të sigurt për të dyja kombet tona”, Ambasada Amerikane në Tiranë

Pas kësaj ceremonie ish-gjenerali, tashmë ambasador si përfaqësues i presidentit Trump ndez të mërkurën “motorin diplomatik amerikan” duke u takuar me zyrtarin e parë të qeverisë Rama 4.

Nga burime diplomatike mësohet se paraditen e të Mërkurës ora 11:30 ambasadori Eric Wendt takohet me ministrin Ferit Hoxha në Ministrinë për Europën dhe Punës së Jashtme.

Pritet të jetë një takim prezantimi me këtë ministri, me të cilën ambasadori Eric Wendt do të punojë ngushtësisht gjatë tre viteve në vazhdim.

Ambasadori Wendt gjatë misionit të tij diplomatik është angazhuar për avancimin e përparësive të administratës së Presidentit Donald J. Trump, përfshirë bashkëpunimin në mbrojtje, rritjen ekonomike dhe luftën kundër grupeve kriminale transnacionale.

ME TE LEXUARAT