Plazh edhe në fund të shtatorit në Vlorë, turistët zgjedhin klimën e qetësinë

29 Shtator 2026 | 20:57

Në Vlorë bëhet plazh edhe në fund të shtatorit. Vjeshta në qytetin bregdetar ka sjellë turistë nga vende të ndryshme të Europës, të cilët kanë zgjedhur këtë periudhë për klimën e favorshme, qetësinë dhe hapësirën më të madhe në plazhe.

Pushuesit thonë se para udhëtimit kanë kërkuar informacion në internet për Vlorën dhe Shqipërinë, ndërsa pas mbërritjes janë surprizuar nga qyteti, bregdeti dhe atmosfera. Mes faktorëve që vlerësojnë renditen edhe çmimet.

“Unë jam nga Ukraina. Jam këtu për pushime. Zgjodha Vlorën për pushime pasi ka det shumë të bukur, bregdet të mirë dhe gjithashtu atmosferë të mirë. Qyteti më pëlqen shumë. Në mbrëmje ne shëtisim edhe në bregdet. Më pëlqen çdo gjë këtu, veçanërisht ushqimi. Zgjodha shtatorin për pushime pasi ka më pak njerëz. Çmimet janë të përballueshme për ne. Me shumë mundësi do të rikthehem sërish”, thotë një turiste e huaj.

Por jo vetëm të huajt zgjedhin Vlorën për pushime në fund të muajit të parë të vjeshtës. Pushues vendas nga qytete si Berati dhe Tirana thonë se shtatori është ndër periudhat më të favorshme për të pushuar, për shkak të temperaturave më të ulëta dhe më pak fluksit.

“Unë vij nga Berati se është vendi i bukur, çfarë do shash këtu, bregdetin, Lungomaren që e kanë bërë vlonjatët. Vij shpesh, e shoh ndryshimin e popullatës e të Vlorës. Unë vij shpesh, nga 3 ditë, nga 4 ditë. Vjeshta shumë e mirë këtu, nuk ke çfarë shan, ambienti, ajri ka ndryshuar, çdo gjë këtu”, shprehet një tjetër.

Sipas të dhënave për Vlorën dhe Himarën, njësitë hoteliere gjatë shtatorit kanë pasur prenotime në masën 40 deri në 50 për qind gjatë ditëve të javës. Në fundjavë, niveli i prenotimeve rritet, duke arritur nga e premtja deri të dielën në 65 deri në 75 për qind të kapacitetit total të dhomave.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha takon përfaqësuesit e lartë të Kosovës në Strasburg: Rama po bën spastrim etnik në Shqipëri

Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Prof. Ardian Gola, si...
18:25 | 29/09/2026

Rruga drejt BE-së, Hoxha nga Vjena: Shqipëria përparim mbi bazën e meritave

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë sot në Vjenë në takimin e nivelit të lartë të ministrave për çështjet evropiane...
17:52 | 29/09/2026

Aksidentoi 14-vjeçaren dhe u largua, identifikohet dhe arrestohet 18-vjeçari në Cërrik

Një 18-vjeçar është arrestuar nga Policia në Belsh, pasi dyshohet se aksidentoi një 14-vjeçare me një motomjet që e drejtonte pa leje drejtimi dhe më...
17:01 | 29/09/2026