Kushtetuesja i kundërpërgjigjet PD-së: Pretendimet mund të shqyrtohen pas vendimit të arsyetuar

Gjykata Kushtetuese ka reaguar ndaj deklaratave të Partisë Demokratike, e cila e akuzoi institucionin për “shtrembërim të fakteve dhe provave” në njoftimin për vendimmarrjen mbi zgjedhjen e Avokatit të Popullit.

Sipas Gjykatës, njoftimet për shtyp publikohen për të garantuar transparencën dhe për të informuar qytetarët deri në momentin kur shpallet vendimi përfundimtar i arsyetuar. Ato hartohen me një gjuhë të kuptueshme dhe nuk përmbajnë një pasqyrim të detajuar të fakteve. Përgatitja e tyre bëhet nga strukturat ndihmëse, një praktikë që ndiqet edhe nga gjykata të tjera homologe dhe nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Të lidhura

None found

Duke iu referuar formulimit të kundërshtuar, Kushtetuesja sqaron se shprehja “momentin e verifikimit nga Komisioni i Ligjeve të kandidaturave dhe kalimin e tyre për votim në seancë plenare” lidhet me afatin e fundit të përcaktuar më herët nga ky komision për paraqitjen e mbështetjes së kandidatëve nga 28 deputetë.

Gjykata u kërkon palëve të presin publikimin e vendimit të plotë dhe të arsyetuar. Në rast se vërejnë pasaktësi në faktet e pasqyruara aty, ato mund t’u drejtohen mjeteve ligjore që parashikon legjislacioni.


sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetmarsbahisholiganbet