Përplasje mes motoçikletës dhe një “Golf”-i në aksin Tetovë-Jazhincë, plagosen rëndë dy persona

Një aksident i rëndë trafiku është regjistruar pranë fshatit Dobroshtë, në rrugën rajonale që lidh Jazhincën me Tetovën, ku kanë mbetur të lënduar dy persona.

Të lidhura

None found

Sipas të dhënave të SPB Tetovë, ngjarja ka ndodhur më 28 shtator, rreth orës 13:00. Në përplasjen rrugore janë përfshirë një motoçikletë dhe një automjet pasagjerësh tip “Golf”, të dyja me targa të Tetovës.

Motoçikleta drejtohej nga 41-vjeçari S.M. nga Dobroshtë, ndërsa në drejtimin e automjetit ndodhej 34-vjeçari F.I.E., po ashtu nga Dobroshti.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i motoçikletës dhe pasagjeri i tij, D.N. nga fshati Gllogjë, pësuan lëndime të rënda trupore. Të dy të plagosurit u dërguan për trajtim në Spitalin Klinik të Tetovës, ku iu konstatua gjendja e rëndë.

Pas ngjarjes, ekipet e SPB Tetovë zhvilluan këqyrjen në vendin e aksidentit.


Shtuar më 29.09.2026 21:14

sultanbeyli escortCasibompusulabetjojobetjojobetcasibomCasibomCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbet girişmadridbetjojobetjojobet girişcratosroyalbet girişcratosroyalbetcratosroyalbetcasibombahsegeljojobetbahsegelsekabetmarsbahisholiganbet