
Nxënës të shkollave të mesme në Francë kanë bllokuar qindra institucione arsimore, ndërsa punonjës të sektorit publik kanë dalë në grevë kundër shkurtimeve të planifikuara të shpenzimeve.
Sipas Ministrisë franceze të Arsimit, protestat prekën më shumë se 330 shkolla të mesme, ose pak më pak se 10% e institucioneve të këtij lloji në të gjithë vendin.
Nxënësit kanë ngritur shqetësime për mbipopullimin e klasave, mungesën e mësuesve dhe fondet e pamjaftueshme për arsimin.
Protestat zhvillohen vetëm dy ditë përpara prezantimit të projektbuxhetit të Francës për vitin 2027 dhe rreth shtatë muaj para zgjedhjeve presidenciale.
Situata është tensionuar në disa zona. Në Lille, disa kontenierë mbeturinash u dogjën pranë një shkolle, ndërsa në Saint-Denis, në periferi të Parisit, policia monitoroi një protestë të zhvilluar nga studentët.
Sipas mediave franceze, rreth 40 protestues janë arrestuar gjatë episodeve të protestave.
Demonstratat vijnë në një moment kur qeveria franceze përballet me presion lidhur me planin e shpenzimeve publike dhe masat e parashikuara në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm./Versus.al

