Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë/ Dalin përgjigjet e ADN, jo nga “Grupi i Intelektualëve”

29 Shtator 2026, 21:40Rajoni TEMA
Identifikohen dy të zhdukur nga lufta në Kosovë/ Dalin

Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur ka njoftuar për identifikimin e dy personave të tjerë nga koha e luftës.

Mbetjet mortore të tyre ishin në morg dhe i janë nënshtruar analizave të AND-së.

Për ta do të njoftohen familjarët, ndërsa nuk janë berë publik emrat e tyre për shkak të ndjeshmërisë.

Gjithësesi, Komisioni ka dhënë një sqarim.

Autoritetet thonë se dy identifikimet e reja nuk lidhen me zhvarrosjet e fundit në Zubin Potok.

Komisioni shtoi se këto identifikime janë rezultat i procesit të rishqyrtimit të hollësishëm të mbetjeve mortore që ndodhen në morgun e Institutit për Mjekësi Ligjore, si dhe i procesit të mbledhjes së mostrave biologjike referuese plotësuese nga familjarët.

Lini një Përgjigje