Shqipëria bind ndaj San Marinos, kuqezinjtë fitojnë 3-0 në transfertë dhe kryesojnë grupin

29 Shtator 2026 | 21:45

Shqipëria ka fituar me rezultatin e pastër 3-0 ndaj San Marinos, në transfertë, në sfidën e vlefshme për Grupin C1 të Ligës së Kombeve.

Kuqezinjtë kaluan në avantazh në minutën e 21-të me Anis Mehmetin. Sulmuesi përfitoi nga asistimi i Rey Manajt dhe realizoi nga afërsia, duke zhbllokuar takimin.

Vetëm gjashtë minuta më vonë, Shqipëria dyfishoi avantazhin. Myrto Uzuni ishte autori i golit të dytë, duke e çuar rezultatin në 2-0.

Në pjesën e dytë, Rey Manaj shënoi edhe golin e tretë për kuqezinjtë, duke vulosur fitoren 3-0 ndaj San Marinos.

Sfida u zhvillua në stadiumin e Serravalles, në San Marino ndërsa kjo është fitorja e dytë radhazi për Shqipërinë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, pas triumfit 2-0 ndaj Bjellorusisë në Tiranë.

Me këtë rezultat, Shqipëria kryeson Grupin C1 me 6 pikë të plota. Kuqezinjtë ndiqen nga Finlanda me 4 pikë, ndërsa Bjellorusia ka 1 pikë dhe San Marino mbetet pa pikë.

Standings provided by Sofascore
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nagavci: PDK ka ndërmarrë iniciativë të nxituar për Dhomat e Specializuara

E ftuar në një lidhje live për “Now me Erla Mëhillin” nga Kosova, kryetarja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, foli për vendimin...
22:21 | 29/09/2026

Boçi: Opozita të bashkërendojë aksionin politik me protestën qytetare

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli për aksionin e opozitës dhe mënyrën se si duhet të vijojë...
21:51 | 29/09/2026

“Rama duhet të mbajë përgjegjësi”, Çipa: Është goditur imazhi i shtetit

Gazetari Aleksandër Çipa ka komentuar në emisionin “Now” në Euronews Albania zhvillimet politike pas masës së arrestit ndaj ish-kryetares së SHISH, Vlora Hyseni. Çipa deklaroi...
21:34 | 29/09/2026