Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen për të 14-tën natë në Prishtinë

29 Shtator 2026, 22:20Bota TEMA
Dënimet e ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët

Është zhvilluar mbrëmjen e së martës në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, protesta e 14-të e kundër dënues të Speciales ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Me moton “Jo në emrin tim”, shumë qytetarëve janë prezent edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.  

Gjithashtu sonte, në disa pankarta, është vënë edhe mbishkrimi “Ne jemi pasardhësit e UÇK-së”.

Më 1 tetor është paralajmëruar një protestë tjetër në Prishtinë prej orës 16:00, në kundërshtim të vendimit të Gjykatës Speciale.

Më 16 shtator, Gjykata Speciale dënoi me 25 vjet burgim Hashim Thaçin, me 25 vjet Jakup Krasniqin, me 18 vjet Kadri Veselin dhe Rexhep Selimin me 13 vjet.

Lini një Përgjigje