web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zgjedhja e kreut të SHISH-it, asnjë debat apo CV publike

29 Shtator 2026, 21:52, Aktualitet CNA

Zgjedhja e kreut të SHISH-it, asnjë debat apo CV publike

Politologu i njohur Afrim Krasniqi komentoi sot skandalin e SHISH-it, që pasoi me një ndryshim në drejtimin e institucionit.

Duke folur për çështjen në ‘A2 CNN’, Krasniqi ngriti pikëpyetje për mënyrën e zgjedhjes së një individi në krye të Shërbimit Informativ Shtetëror, duke u ndalur te mungesa e disa hapave që çojnë drejt një emri konkret.

Sipas Krasniqit, është e pakuptimtë që për zgjedhjen e kreut të SHISH-it nuk ka asnjë konkurs, asnjë debat apo CV publike, duke krijuar një lloj boshllëku në elementë që lidhen me profesionalizmin dhe integritetin.

“Si është e mundur që për shefin e SHISH nuk ka asnjë konkurs, debat, as CV publike, asnjë të dhënë për profesionalizmin, raportin me shtetin, kushtetutën dhe integritetin”,-tha Krasniqi.

Aktualisht, në krye të SHISH-it është komanduar Elvis Lila, i caktuar përkohësisht me urdhër nga kryeministri Edi Rama, pas masës së arrestit dhe pezullimit nga detyra të Vlora Hysenit./CNA

 





Lajmet e fundit nga