Pas disa orësh protestë dhe marshim në rrugët e Tiranës, është mbyllur protesta e 122-të kundër qeverisë.
Protestuesit kanë vijuar marshimin edhe pas fjalimeve para Kryeministrisë, duke ndalur në disa prej pikave të kryeqytetit dhe duke përsëritur mesazhet e tyre kundër qeverisë.
Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët kanë vijuar të bëjnë thirrje për dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit Rama.
Në përfundim të protestës, pjesëmarrësit kanë deklaruar se nuk do të ndalen dhe se do të rikthehen sërish në protestë.
Tubimi i sotëm shënon ditën e 122-të të protestave, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar vijimin e tyre edhe në ditët e ardhshme.
© SYRI.net
VIDEO/ Lush Susaj: Tradhtia që iu bë studentëve në 2018-ën do ta ketë faqen e zezë në shekuj. Dilni në shesh
Zgjedhjet në Serbi/ Meta apel faktorit politik shqiptar: Lini mënjanë dallimet, bashkohuni për një përfaqësim më të fortë
‘Rama në burg’/ Protestuesit nisin marshimin pas fjalimeve në protestën e 122-të