Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Protesta hyn në natën e 14-të në Prishtinë, qytetarët kërkojnë reagim nga institucionet e Kosovës

    Prania në Rusi rrezikon blerjen e Luminor, aksionet e OTP Bank bien me 5%

    Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Protesta hyn në natën e 14-të në Prishtinë, qytetarët kërkojnë reagim nga institucionet e Kosovës
    Kosovë

    Protesta hyn në natën e 14-të në Prishtinë, qytetarët kërkojnë reagim nga institucionet e Kosovës

    September 29, 2026

    Në Prishtinë po vijon edhe sonte, të martën, protesta kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.

    Kjo është nata e 14-të radhazi që qytetarët janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu”, në kundërshtim të vendimit të shpallur më 16 shtator nga Gjykata Speciale në Hagë.

    Protestuesit kërkojnë reagim dhe ndërmarrjen e veprimeve konkrete nga institucionet e Kosovës lidhur me aktgjykimin, ndërsa organizatorët kanë paralajmëruar se tubimet do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim.

    Gjatë protestës janë parë qytetarë me pankarta dhe mesazhe në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së. Kërkesa kryesore e protestuesve mbetet kundërshtimi i aktgjykimit dhe një reagim më i drejtpërdrejtë institucional ndaj tij.

    Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim. Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe mund të apelohet, ndërsa ekipet e mbrojtjes kanë paralajmëruar se do ta ankimojnë vendimin.

    Ndërkohë, Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar ndryshime në ligjin për Dhomat e Specializuara, duke e lidhur këtë kërkesë me zhvillimet e fundit në Hagë dhe me nevojën, sipas saj, për mbështetje më të madhe institucionale ndaj personave të akuzuar dhe të dënuar.

    Protestat në Prishtinë kanë vijuar për disa net me radhë, ndërsa organizatorët kanë bërë të ditur se tubimet do të vazhdojnë deri në ndërmarrjen e hapave konkretë nga institucionet e Kosovës.

    Prishtinë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Protesta hyn në natën e 14-të në Prishtinë, qytetarët kërkojnë reagim nga institucionet e Kosovës

    September 29, 2026

    Prania në Rusi rrezikon blerjen e Luminor, aksionet e OTP Bank bien me 5%

    September 29, 2026

    Gjendet i pajetë studenti shqiptar, familja e identifikon nga tatuazhi në gjoks! (Mesazhet e fundit)

    September 29, 2026

    “Vortexa”: Më shumë naftë po kalon përmes Ngushticës së Hormuzit

    September 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.