Protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së dhe kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ka vijuar edhe sonte në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Qytetarët kërkojnë reagim institucional ndaj vendimit, ndërsa organizatorët kanë njoftuar se protestat do të vijojnë edhe në ditët e ardhshme.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim.
Aktgjykimi nuk është i formës së prerë dhe pritet të ankimohet nga ekipet mbrojtëse.













