Kronikë
Zjarri në Urën e Kardhiqit në GJirokastër përfshin sipërfaqe me shkurre dhe barishte

Në Gjirokastër, mbrëmjen e sotme është regjistruar një zjarr problematik në zonën e Urës së Kardhiqit. Zjarri me përmasa të konsiderueshme, ishte përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte, në afërsi të banesave dhe disa magazinave, duke rrezikuar përhapjen drejt zonës së banuar.
Shërbimi zjarrfikës ndërhyri menjëherë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve përreth.
Zjarri u shua plotësisht ndërsa nuk pati dëme materiale.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




