AKTUALITET, 29 September 2026, 22:13

Aksident në aksin Lushnjë-Berat, motori përfundon në kanal, plagoset një shtetas nga Bangladeshi

Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat, ku një motomjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Në motor po udhëtonin dy shtetas nga Bangladeshi, ndërsa si pasojë e aksidentit njëri prej tyre ka mbetur i plagosur.

Të dy shtetasit janë transportuar në spital për të marrë ndihmën e parë mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Rrethanat e plota të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.