Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Zjarri përfshin shkurre e kallamishte pranë banesave në Kardhiq, zjarrfikësit ndërhynë menjëherë

Shkruar nga Newsbomb
Zjarri përfshin shkurre e kallamishte pranë banesave në Kardhiq,
Foto nga zjarri

Një zjarr ka rënë mbrëmjen e sotme, rreth orës 21:35, në zonën e Urës së Kardhiqit, në Gjirokastër. Për ngjarjen është njoftuar edhe Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër.

Pas marrjes së njoftimit, drejt vendngjarjes është nisur menjëherë grupi i ndërhyrjes, i cili ka konstatuar një zjarr me përmasa të konsiderueshme, të përhapur në barishte, shkurre dhe kallamishte. Flakët ndodheshin në afërsi të banesave dhe disa magazinave, duke rrezikuar përhapjen drejt zonës së banuar.

Shërbimi zjarrfikës ka ndërhyrë menjëherë për izolimin dhe shuarjen e zjarrit, duke bërë të mundur ndalimin e përhapjes së flakëve drejt banesave dhe objekteve përreth. Fatmirësisht, zjarri është shuar plotësisht dhe nuk raportohet për dëme materiale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese