Një 5-vjeçare ka humbur jetën në Itali, pasi u përplas nga një furgon në qendër të Bolzanos, pranë një qendre tregtare.
E mitura u dërgua menjëherë në spital për të marrë ndihmë mjekësore, por për shkak të plagëve të rënda të marra nga përplasja, nuk mundi të mbijetojë.
Aksidenti tragjik ndodhi mëngjesin e së martës, 29 shtator, rreth orës 10:20, në Via Garibaldi, përpara njërës prej hyrjeve të qendrës tregtare WaltherPark dhe pranë stacionit të trenit.
Policia lokale ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e aksidentit dhe për të përcaktuar se si ndodhi përplasja.


