Pronari i banesës zbrazi të gjithë karikatorin/ Del ekspertiza për vrasjen e 36-vjeçarit shqiptar Gjovalin Lazri
Roberto Mollo u ngjit nga kati përdhes në ballkonin e katit të parë, përpara se të zbrazte të gjithë karikatorin e pisto...
Roberto Mollo u ngjit nga kati përdhes në ballkonin e katit të parë, përpara se të zbrazte të gjithë karikatorin e pisto...
Nga Antonella Marchionni, IL RESTO DEL CARLINO “Si je?”. “Ende gjallë”. Është ora 19:16 e 30 gushtit. Ky do të ish...
Aktivisti Edison Lika ka folur nga protesta që po zhvillohet para Kryeministrisë, në ditën e 122-të të rezistencës, duke dekl...
Guardia Civil ka arrestuar tre persona pasi zbuloi një plantacion kanabisi brenda një vile me qira në San Javier. Oficerët sekuestruan 400 b...
Nga Fabian Hartmann, FRANKFURTER RUNDSCHAU Që nga fundi i majit, në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë, çdo mbrëmje mblidhen...
Tre persona janë dënuar me gjithsej 11 vite burg, pasi policia shkatërroi një rrjet të madh të shpërndarjes së drogë...
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka mbajtur fjalimin e tij në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, ku &eu...
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka takuar në Strasburg nënkryetarin e parë të Kuvendit të Republikës ...
Kryetarja e Komisionit për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën, deputetja Ina Zhupa, zhvilloi një takim me delegacionin e Bundestagut gjerman, ...
Një 31-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Tiranë, pasi u kap duke lëvizur i armatosur me një pistolet&eu...
Detaje të reja dalin në dritë nga ekspertiza balistike për ngjarjen e rëndë të ndodhur në Baldissero d’Alba, në provincën e Cuneos, ku humbi jetën 36-vjeçari me origjinë shqiptare, Gjovalin Lazri. Sipas rezultateve paraprake të ekspertizës, të raportuara nga mediat italiane, distanca nga e cila u kryen të shtënat dyshohet të ketë qenë më pak se 14 metra.
Për ngjarjen po hetohet Roberto Mollo, 35 vjeç, pronari i banesës ku ndodhi incidenti, i cili dyshohet se ka hapur zjarr pasi ka dëgjuar zhurma dhe ka konstatuar praninë e personave në pronën e tij. Gjatë ekspertizës janë gjetur 12 gëzhoja të grumbulluara në një zonë të vetme të banesës. Ky element po analizohet nga ekspertët për të përcaktuar pozicionin nga i cili janë kryer të shtënat dhe trajektoren e plumbave.
Në vendngjarje janë gjetur gjithashtu tre elektrik dore, njëri prej tyre pranë trupit të 36-vjeçarit shqiptar. Sipas rindërtimit paraprak të hetuesve, Mollo ishte zgjuar nga zhurmat që vinin nga jashtë dhe më pas kishte dalë drejt ballkonit të katit të parë. Nga ky pozicion, sipas hipotezës së hetimit, ai ka qëlluar në drejtim të dritave të elektrikëve të personave që ndodheshin në pronë. Një prej plumbave goditi Lazrin në qafë, duke i shkaktuar plagën fatale.
Ekspertiza balistike zgjati më shumë se pesë orë dhe kishte si qëllim përcaktimin e trajektoreve të plumbave, distancës së të shtënave dhe pozicioneve të personave në momentin e ngjarjes. Për këtë arsye u kryen edhe të shtëna provë dhe simulime në vendngjarje. Në hetim janë përfshirë ekspertë të prokurorisë, të mbrojtjes së Roberto Mollos dhe të familjes së viktimës. Prokuroria e Astit po vijon hetimet për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes, ndërsa Mollo është nën hetim për vrasje.
Hetuesit pritet të rikthehen në vendngjarje gjatë natës për të verifikuar kushtet e ndriçimit dhe shikimit në një situatë sa më të ngjashme me atë të natës kur ndodhi ngjarja.
Ngjarja ndodhi në orët e para të 20 shtatorit, kur disa persona dyshohet se hynë në pronën e familjes Mollo. Pas të shtënave, 35-vjeçari telefonoi vetë numrin e emergjencës 112 dhe njoftoi autoritetet se kishte qëlluar një person, duke pretenduar se kishte vepruar në kushtet e vetëmbrojtjes.
Hetimi vijon për të përcaktuar saktësisht dinamikën e ngjarjes dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë.
Mediumi italian Tuttosport ka publikuar pagat e futbollistëve të Juventusit, ku në listë është edhe reprezentuesi i Kosovës,...
Shqipëria po zhvillon ndeshjen e dytë në grupin e saj në Ligën e Kombeve, teksa përballet me San Marinon në stadiumin “...
Janë publikuar formacionet zyrtare për sfidën mes San Marinos dhe Shqipërisë, e vlefshme për Ligën e Kombeve. Kombëtarj...
Një teori konspirative, sa e pabesueshme aq edhe e bujshme, ka nisur të qarkullojë në Brazil dhe ka vënë në qendër t&eum...
Situata ishte tensionuar që në Madring, për shkak të një pretendimi për mungesë mbështetjeje nga Gasli ndaj Kolapintos...
San Marino do të kërkojë surprizën ndaj Shqipërisë, në ndeshjen ndaj kuqezinjve. Roberto Cevoli, tekniku i kësaj skuadre...
Shqipëria do të luajë sot në transfertë ndaj San Marinos, skuadër që renditet e fundit në renditjen botërore të...
Kombëtarja shqiptare ka mbyllur dje përgatitjet për ndeshjen e dytë në Ligën e Kombeve, ndërsa sot kuqezinjtë do t&eum...
Joao Felix nuk i ka fshehur kurrë ndjenjat e tij për Barcelonën dhe në një intervistë të re me gazetën spanjolle "AS" ...
Silvio Berlusconi do të festonte sot 90-vjetorin e lindjes, ndërsa Milani ka zgjedhur ta kujtojë ish-presidentin e klubit përmes një ...