Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi shpallen “Qytetarë Nderi” të Tiranës. Propozimi I kryebashkiakut Erion Veliaj u miratua unanimisht në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës këtë të martë. Nisma e Veliajt kishte marrë më herët miratimin unanim të Komisionit Artistik-Kulturor të Bashkisë së Tiranës, pas propozimit të Komisionit të Titujve, i drejtuar nga historiani Pëllumb Xhufi.