Shqipëria është e para në Gruip 1 të Ligës C të Nationa League, falë suksesit të dytë rresht në këtë kompeticion, të arritur në fushën e Andorrës. Kuqezinjtë nuk e diskutuan në asnjë moment fitoren, të gatuar që në pjesën e parë me golat e Mehmetit dhe Uzunit dhe të vulosur nga Rey Manaj në fraksionin e dytë. Shqipëria përfitoi në këtë mënyrë nga barazimin i Finlandës me Bjellorusinë, duke kryesuar grupin me gjashtë pikë, e ndjekur nga Finlanda me tri pikë.
Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos në minutën e 21-të. Në zhvillimet e një goditje këndi, Rey Manaj devijon me kokë topin drejt shtyllës së dytë, ku Anis Mehmeti e ka të lehtë për ta dërguar përtej vijës fatale, 0-1.
Nuk vonon shumë dhe vjen golii dytë. Rey Manaj godet fuqishë nga goditja standarde, topi pritet nga portieri, por aty ndjek Uzuni që shtyn topin në rrjetë. Goli konfirmohet pas disa minutash verfikim nga sistemi VAR.
Kuqezinjtë gjejnë rrjetën edhe në pjesën e dytë: në minutën e 65-të, Rey Manaj i gjendur në vendin dhe kohën e duhur realizon pas dy tentativash të njëpasnjëshme golin e 3-0.

© SYRI.net
Italia humbet edhe Raspadorin, sulmuesi largohet nga grumbullimi
Finlanda dhe Bjellorusia ndahen në paqe, mbyllet pa gola sfida në Helsinki
Shqipëria ndryshon formacionin, Maran surprizon ndaj San Marinos, ja titullarët e të dyja skuadraveBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: