Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë mposhtën San Marinon me rezultatin 0-3
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person 29 Shtator, ...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare... (VIDEO) 29 Shta...
• Shqipëria ka bërë detyrën ndaj San Marinos në ndeshjen e Ligës së Kombeve, duke fituar me shifrat 0-3 në transfertë, në një sfidë të kontrolluar nga kuqezinjtë, të cilët realizuan nga dy gola në pjesën e parë dhe një tjetër në fraksionin e dytë. • Kuqezinjtë e nisën takimin në mënyrë kërkuese dhe që në minutat e para u vendosën në gjysmëfushën e San Marinos. • Muçi dhe Asllani provuan nga distanca, ndërsa portieri vendas u detyrua të ndërhynte në disa raste. • Goli i avantazhit erdhi në minutën e 21-të. Pas një goditjeje nga këndi, Manaj devijoi topin drejt shtyllës së dytë, ku Mehmeti u shfaq në momentin e duhur dhe e shtyu sferën në rrjetë për 0-1. • Shqipëria vijoi të sulmonte dhe vetëm gjashtë minuta më vonë gjeti edhe golin e dytë. Në minutën e 27-të, pas një goditjeje dënimi të Manajt, portieri i San Marinos grushtoi topin, por sfera përfundoi te Uzuni, i cili gjuajti menjëherë dhe realizoi. • Goli u kontrollua për rreth dy minuta nga VAR-i, përpara se të konfirmohej. • Pas avantazhit të dyfishtë, Shqipëria uli disi ritmin dhe i dha më shumë hapësira kundërshtarit. San Marino provoi të afrohej pranë portës së Sherrit, por pa krijuar raste të pastra për gol. • Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-2. • Në fraksionin e dytë, San Marino e nisi më mirë dhe në minutën e 57-të pati një rast të rrezikshëm, por Sherri reagoi shpejt dhe devijoi topin jashtë. • Shqipëria nuk vonoi të rikthehej te kontrolli i lojës dhe në minutën e 65-të shënoi edhe golin e tretë. Pas një goditjeje këndi, topi përfundoi te Manaj, i cili në tentativën e dytë mposhti portierin vendas dhe vulosi rezultatin në 0-3. • Në vazhdim, trajneri Maran bëri disa zëvendësime, duke u dhënë minuta edhe lojtarëve të tjerë. • Hoxha pati një mundësi për të shënuar, ndërsa San Marino provoi të reagonte, por pa mundur të ndryshonte rezultatin. • Në minutën e 80-të, Hasa zëvendësoi Mehmetin, ndërsa ndeshja u mbyll me fitoren 0-3 të Shqipërisë. • Shqipëria e mbylli kështu takimin me një fitore të pastër, duke ruajtur portën e paprekur dhe duke realizuar tri gola në transfertë. • Në ndeshjen tjetër të grupit Finlanda dhe Bjellorusia barazuan pa gola, duke i dhënë mundësinë Kombëtares sonë që pas kësaj fitoreje të marrë kreun e grupit.
5 artikuj për këtë temë.
Shqipëria luan ndeshjen e dytë në fazën e grupit të Nations League, teksa në transfertë përballet me San Marinon.Tre pikët nuk duhet të jenë të diskutuara në këtë përballje, teksa ekipi i Maran kërkon një fitore bindëse përballe përfaqësueses më të dobët në renditjen e FIFA-s.
Rolando Maran ka bërë ndryshime të shumta në 11-shen titullarë, teksa në portë aktivizohet Sherri, ndërsa mbrojta do të përbehet nga Sina dhe Mitaj në krah, ndërsa qendra nuk ka ndryshuar, me Gjimshitin dhe Ismajlin.
Mesfusha përbëhet nga Asllani dhe Shehu, i cili zëvendëson Ramadanin, ndërsa Mehmeti do të jetë më i avancuar, i mbështetur nga krahët nga Muçi dhe Uzuni. Maja e sulmit nuk ka ndryshuar me Manajn që do të marrë përsipër repartin ofensiv./Dosja.al
San Marino 0-2 Shqipëria
Shqipëria do përballet me San Marinon, në kuadër të Nations League. Për këtë takim, së fundmi janë bërë publike edhe formacionet zyrtare. Ashtu siç pritej, trajneri Maran ka bërë disa ndryshime, duke patur parasysh nivelin e kundërshtarit.
Tashmë gjithçka është gati për startin e sfidës, me kuqezinjtë që kërkojnë të bëjnë detyrën dhe të marrin pikët e plota ndaj San Marinos. Ndeshja do të gjykohet nga arbitri hungarez Kapraly.
SHQIPËRIA: Sherri; Sina, Gjimshiti, Ismajli, Sina; Mitaj, Shehu, Asllani, Uzuni, Mehmeti, Muçi, Manaj./Dosja.al
Liga e Kombeve sheh përsëri sot Shqipërinë të zbresë në fushën e lojës me ndeshjen e dytë në grupin e saj, ku këtë herë përballet me San Marinon në stadiumin “Olimpico” të Serravale.
Kuqezinjtë e kanë nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin e tyre pas fitores ndaj Bjellorusisë, ndërsa pritet që edhe sot të regjistrojnë një sukses përballë ekipit modest që mban vendin e fundit në reneditjen e FIFA-s.
Ndërkohë, në sulm janë aktivizuar Mehmeti e Uzuni në vend të Hoxhës dhe Seferit, kurse surpriza e madhe është aktivizimi i debutuesit Sina në mbrojtje me Hysajn i cili e nis nga stoli.
Veterani Berisha gjithashtu është ulur në stol, duk i lënë vendin Sherrit në formacionin titullar./Dosja.al
SAN MARINO- Shqipëria kalon në avantazh ndaj San Marinos. Kuqezinjtë kanë gjetur golin e avantazhit pas një aksioni në zonën kundërshtare.
Anis Mehmeti realizoi golin e parë për Shqipërinë, duke e çuar rezultatin në 0-1./Dosja.al
SAN MARINO- Ka nisur ndeshja mes San Marinos dhe Shqipërisë, e vlefshme për Nations League. Kuqezinjtë kanë zbritur në fushë me synimin për të marrë pikët e plota ndaj San Marinos.
Trajneri Maran ka bërë disa ndryshime në formacion, duke marrë parasysh nivelin e kundërshtarit. Sfida po gjykohet nga arbitri hungarez Kapraly./Dosja.al