Anglia reagon pas humbjes me Spanjën, mposht Çekinë me golat e Gordon dhe Kane

Anglia reagon pas humbjes me Spanjën, mposht Çekinë me golat e Gordon dhe Kane

22:45, 29/09/2026

Anglia ka regjistruar fitoren e parë në këtë edicion të Ligës së Kombeve, duke mposhtur 2-0 Republikën Çeke në transfertë. “Tre Luanët” dominuan pjesën më të madhe të takimit dhe reaguan pas humbjes 3-2 ndaj Spanjës.

Çekët e nisën mirë ndeshjen dhe patën disa mundësi me Lukas Cerv dhe Pavel Sulc. Megjithatë, Anglia rriti presionin dhe iu afrua golit me Morgan Rogers, goditja e të cilit u ndal nga shtylla. Më pas, Elliot Anderson dhe Bukayo Saka nuk arritën të shfrytëzonin topin e kthyer.

Në fundin e pjesës së parë, vendasit mbetën me 10 lojtarë. VAR ndërhyri për të ndryshuar kartonin e verdhë në të kuq për Sulc, pas një ndërhyrjeje me taka ndaj Anderson.

Anglia e gjeti golin vetëm pak sekonda pas nisjes së pjesës së dytë. Në minutën e 47-të, Trent Alexander-Arnold dërgoi një krosim të shkëlqyer dhe Anthony Gordon realizoi me kokë për 1-0.

Çekia nuk arriti të reagonte dhe Anglia gjeti edhe golin e dytë. Harry Kane përfitoi nga një top i mbetur në zonë dhe me qetësi dërgoi topin në rrjetë.

Vendasit patën një rast me Adam Hlozek, por James Trafford reagoi mirë. Në fund, Anglia ruajti avantazhin dhe mori tri pikët, duke lënë pas humbjen ndaj Spanjës. Për Çekinë, kjo ishte humbja e dytë radhazi në shtëpi.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco