Spanja ka regjistruar një tjetër fitore bindëse në Ligën e Kombeve, duke mposhtur 4-1 Kroacinë dhe duke vijuar serinë e jashtëzakonshme pa humbje. Kampionët e botës tashmë kanë 40 ndeshje radhazi pa humbur brenda 90 minutave, me 30 fitore dhe 10 barazime.
Spanja e nisi ndeshjen në mënyrë perfekte dhe kaloi në avantazh që në minutën e dytë. Lamine Yamal përfitoi nga aksioni i shpejtë dhe me një goditje të menjëhershme mposhti Livakovicin.
Kroacia reagoi dhe barazoi para gjysmë ore lojë. Dion Beljo, në vetëm ndeshjen e tretë me kombëtaren, shënoi golin e parë ndërkombëtar me kokë pas krosimit të Ivan Perisic.
Barazimi zgjati vetëm tri minuta. Yamal u kthye në protagonist, duke shërbyer për Marc Pubillin, i cili me kokë riktheu Spanjën në avantazh.
Në pjesën e dytë, Yamal kompletoi dopietën. Pas një pasimi të Pedrit, talenti i Barcelonës kontrolloi topin dhe goditi saktë në shtyllën e afërt për të çuar në 3-1 rezultatin.
Spanja vijoi të dominonte dhe në fund realizoi edhe golin e katërt me Nico Williams, i cili depërtoi në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë.
Me këtë sukses, Spanja kryeson grupin me pikë të plota pas dy ndeshjesh. Trajneri Luis de la Fuente ka fituar nëntë ndeshjet e fundit në drejtim të kombëtares, ndërsa Kroacia pësoi humbjen e parë që nga rikthimi i Slaven Bilic në stol.
© SYRI.net
Anglia reagon pas humbjes me Spanjën, mposht Çekinë me golat e Gordon dhe Kane
VIDEO/ Shqipëria fiton thellë ndaj San Marinos, ngjitet në krye të Grupit 1
Italia humbet edhe Raspadorin, sulmuesi largohet nga grumbullimiBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: