Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë mposhtën San Marinon me rezultatin 0-3
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person 29 Shtator, ...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare... (VIDEO) 29 Shta...
Ndër projektet më të larta është Garda Tower, me 43 kate mbi tokë për të cilën është kërkuar rishikim i kushteve gjatë ndërtimit , ndërsa M-21 parashikon një godinë shërbimi dhe banimi me 26 kate mbi tokë.
Të paktën 16 leje që kanë kaluar në Këshillin Kombëtar të Territorit dhe Ujit në mbledhjen e datës 17 korrik parashikojnë projekte ndërtimi me lartësi 15 kate e më shumë, ku pjesa më e madhe janë të përqendruara në Tiranë, ndërsa një pjesë tjetër lidhet me zonat bregdetare. Ndërkohë e njëjta panoramë paraqitet edhe në mbledhjen e dates 30 korrik dhe 13 gusht. (Shih listën e plotë të vendimeve në 3 mbledhjet e fundit te KKTU në fund të lajmit)
Vendimet janë për leje zhvillimi, ndërtimi apo rishikim të atyre ekzistuese dhe përfshijnë godina rezidenciale, struktura shërbimi, hotele dhe komplekse me funksione të kombinuara. Në listën e miratuar dominojnë ndërtesat shumëkatëshe në kryeqytet, ku përfshihen disa prej projekteve me lartësinë më të madhe.
Ndër projektet më të larta është Garda Tower, me 43 kate mbi tokë për të cilën është kërkuar rishikim i kushteve gjatë ndërtimit , ndërsa M-21 parashikon një godinë shërbimi dhe banimi me 26 kate mbi tokë.
Në Tiranë janë miratuar gjithashtu Elite Tower me struktura deri në 24 kate, Vertical Village me deri në 23 kate, si dhe projekte të tjera rezidenciale dhe shërbimi me 15 deri në 19 kate.
Në listën e projekteve të reja përfshihet edhe zhvillimi i Rijetëzimit të Stadiumit “Selman Stermasi”, ku parashikohen dy struktura të veçanta: një strukturë shërbimi dhe hoteleri me 23 kate dhe një strukturë shërbimi e banimi me 25 kate. Ky projekt është pjesë e nismës që ka nisur qeveria përmes Korporatës Shqiptare të Investimit.
Përveç Tiranës, disa prej projekteve me lartësi të konsiderueshme janë të përqendruara në zonat bregdetare.
Në Durrës është miratuar një kompleks rezidencial dhe shërbimesh me 20-21 kate, ndërsa në Vlorë janë dhënë leje për objekte me deri në 16 kate. Në zonën e Shëngjinit është miratuar gjithashtu projekti “Duna”, një godinë shërbimi dhe banimi me 1-15 kate mbi tokë.
Krahas projekteve të ndërtesave shumëkatëshe, në mbledhjen e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit janë shqyrtuar dhe miratuar edhe një sërë lejesh për investime në infrastrukturë dhe energji.
Në sektorin energjetik janë përfshirë disa projekte për prodhim të energjisë elektrike, përfshirë hidrocentrale dhe impiante fotovoltaike me kapacitete të ndryshme që shkojnë deri në dhjetëra megavat.
Projektet(leje ndertimi/ zhvillimi ose rishikim i kushteve te ndertimit)
Rijetëzimi i Stadiumit Selman Stërmasi – TiranëStrukturë shërbimi, hoteleri 23 kate dhe 20 kate mbi tokë
Strukturë shërbimi, banimi 25 kate dhe 21 kate mbi tokë
Godinë shërbimi dhe banimi – Invest Society – Tiranë1-15 kate mbi tokë, me 4 kate parkim nëntokë
Godinë banimi, shërbimi dhe hoteleri – Elbavo – Tiranë3-14-17-19 kate
Vertical Village – TiranëObjekt banimi dhe shërbimesh 8-23 kate mbi tokë
Uzina Residence – TiranëRezidencë 16 kate mbi tokë
Elite Tower – TiranëGodinë banimi dhe shërbimi me 16 dhe 24 kate mbi tokë
Kompleks rezidencial dhe shërbime – Durrës6-7 dhe 20-21 kate mbi tokë
Scarlet Tower – TiranëStrukturë me funksione komplekse, shërbim dhe rezidencial me 12, 13, 14, 15 kate mbi tokë
Vertical Community – TiranëObjekt rezidencial dhe shërbime me 12, 15, 17, 18 kate mbi tokë
M-21 – TiranëObjekt shërbimi dhe banimi 26 kate mbi tokë
Garda Tower – TiranëObjekt banimi, hoteleri dhe shërbime 43 kate mbi tokë
Godinë banimi dhe shërbime – Vlorë1-16 kate mbi tokë
Objekt banimi dhe shërbimi – Tiranë10, 12, 14, 15 dhe 16 kate mbi tokë
Godina banimi dhe shërbimi – Kamëz13 dhe 16 kate mbi tokë
The Wave – (Spille)RrogozhinëApart-Hotel 15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë
Duna – Shëngjin, Lezhë
Godinë shërbimi, banimi 1-15 kate mbi tokë me 2 kate nëntokë./Monitor
Foto ilustruse Sektori i industrisë në tërësi u rikuperua lehtë me një rritje 0.47% në tremujorin e dytë 2026, pas ...
Foto ilustruse Blegtoria prej disa vitesh është në rënie të lirë. Ajo po përballet me një tkurrje të vazhdues...
Foto ilustruse TIRANA- Sot vendi ynë do të preket nga të njëjtat kushte atmosferike. Parashikohet moti, me alternime kthjellt&eum...
Pamje GJIROKASTRA- Një zjarr ka rënë në Gjirokastër në zonën e Urës së Kardhiqit. Zjarri ka rënë...
Foto ilustruse SERBI- Agjencia serbe e Inteligjencës dhe Sigurisë (BIA) ka arrestuar dy persona të dyshuar se u kanë përcjellë...
Pamje BERAT- Një aksident rrugor ka ndodhur ditën e sotme në aksin Lushnjë-Berat, ku një motor ka dalë nga rruga dhe ka...
Pamje TIRANA- Protesta e 122-të kundër qeverisë është mbyllur, ndërsa të shumtë ishin qytetarët të cil&eu...
Pamje TIRANA- Protestuesit kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, në ditën e 122-të të protestës kun...
Ferdinand Nokaj ITALI- Studenti shqiptar Ferdinand Nokaj, 25 vjeç është gjetur i pajetë në brigjet e lumit Adige, pesë...
Eric Wendt Pasi dorëzoj letrat kredenciale dhe zhvilloi një takim kokë më kokë me presidentin Bajram Begaj të shtun&eu...