Shqipëria, e para në grup/ Liga e Kombeve, kuqezinjtë mposhtën San Marinon me rezultatin 0-3
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
San Marino-Shqipëri/ Kuqezinjtë bëjnë “tris” golash, i radhës që tund rrjetën është Re...
FOTOLAJM/ Pankarta pikante nga protesta e 122-të: Fijet e korrupsionit të çojnë te i njëjti person 29 Shtator, ...
Pas rrëzimit të kërkesës së PD-së për emërimin e Avokatit të Popullit, reagon Endri Shabani: Ë...
Rama: Dua Lipës i pëlqen protesta, mua më pëlqen shumë Dua! Ajo është këngëtare... (VIDEO) 29 Shta...
“Honor 25”, një cisternë nafte me flamur të Palaut dhe me 17 persona në bord, ishte sekuestruar në muajin prill, në një periudhë kur sulmet pirate në brigjet somaleze kanë shënuar rritje.
SOMALI- Pesë anëtarë të ekuipazhit të anijes cisternë “Honor 25” janë vrarë nga piratët somalezë përpara se anija të lirohej gjatë një operacioni sigurie në brigjet e Somalisë. Autoritetet e Puntlandit bënë të ditur se bëhet fjalë për rastin e parë në rreth një dekadë ku piratët somalezë kanë vrarë anëtarë ekuipazhi gjatë një rrëmbimi. “Honor 25”, një cisternë nafte me flamur të Palaut dhe me 17 persona në bord, ishte sekuestruar në muajin prill, në një periudhë kur sulmet pirate në brigjet somaleze kanë shënuar rritje.
Puntland forces have freed the Honour 25 after a gun battle with suspected pirates off the Somali coast. The operation reportedly led to injuries and arrests, marking the second vessel the authorities say they have recovered. https://t.co/27lJlgj6oh
— Dalsan TV (@DalsanTv) September 29, 2026
Sipas autoriteteve të Puntlandit, gjatë operacionit për lirimin e anijes u kapën 16 piratë. Megjithatë, para ndërhyrjes së forcave të sigurisë, piratët kishin vrarë pesë pjesëtarë të ekuipazhit: tre shtetas pakistanezë, një nga Mianmari dhe një shtetas indian. Katër marinarë të tjerë, tre pakistanezë dhe një indian, mbetën të plagosur.
Pakistani crew members aboard hijacked MT Honour 25 plead for urgent help from Pakistan government. New video shows deteriorating situation for the Pakistani crew: https://t.co/nlEKrmYsw8
— Sidhant Sibal (@sidhant) June 17, 2026
Rritja e sulmeve pirate në rajon është lidhur nga ekspertët me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe pasojat e tyre në tregjet energjetike. Rritja e çmimeve të naftës dhe vlera më e lartë e ngarkesave mund t'i bëjë cisternat objektiva më tërheqëse për grupet pirate. Operacioni për lirimin e “Honor 25” vjen vetëm pak ditë pas një tjetër ndërhyrjeje ndaj një anijeje të sekuestruar nga piratët somalezë. Bëhet fjalë për cisternën “Sibu 1”, e cila ishte marrë nën kontroll nga piratët në muajin gusht.
#Somalia | Pirates holding the MT Honour have reportedly killed five crew members and wounded eight others during fierce fighting with Puntland forces near Bandarbayla today. Puntland forces have since taken control of the vessel, but heavy fighting between the forces and the armed pirates is still ongoing on land. The pirates are also reported to have taken the ship’s captain with them after leaving the vessel. The Palau-flagged tanker was seized on April 21 and had been held for more than five months. It was carrying fuel to Mogadishu with 17 crew members on board.
— Uubaale News (@CivicPulseh6nc) September 29, 2026
Piratët somalezë dominuan një pjesë të rëndësishme të trafikut detar ndërkombëtar veçanërisht gjatë periudhës 2008–2014, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në transportin detar dhe ekonominë globale. Gjatë asaj periudhe, kompanitë e transportit paguan qindra miliona dollarë në shpërblime për lirimin e ekuipazheve dhe anijeve të rrëmbyera./Dosja.al
Një specialiste nga Kirgizia shpjegon funksionet e satelitit të prodhuar në vend. Kirgizia pritet t’u bashkohet vendeve të bot&eu...
Millorad Dodik, Vladimir Putin dhe Savo Miniq në Moskë Millorad Dodik, president i Aleancës së Socialdemokratëve të Pavarur (...
Fatima Ezahra El Mansourin MAROK - Mbreti i Marokut, Mohammed VI, i ka ngarkuar Fatima Ezahra El Mansourin me formimin e qeverisë së re, pas fit...
Foto ilustruse IRAK- Dhjetë persona të dënuar për vepra terroriste janë ekzekutuar me varje në burgun Al Hout të Nasiriy...
Foto ilustruse GAZA- Gjashtë persona, përfshirë një komandant të Hamas, u vranë sot në sulme nga forcat e armatosura izr...
Donald Trump SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump ka prezantuar të martën America.gov, një platformë e re e qeverisë amerikane ...
Pamje JAPONI- Tokio ka regjistruar një rekord të ri për ditët e njëpasnjëshme me reshje shiu. Sipas Agjencisë Mete...
Pamje MEKSIKA- Cikloni Polo ka sjellë reshje të dendura në pjesën jugore të gadishullit Baja California, ndërsa pritet t...
Foto ilustruse ZVICRA- Një shpërthim i fuqishëm ka ndodhur mesditën e sotme në një pallat banimi në Neuchâtel...
Presidenti rus Vladimir Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin ka urdhëruar zgjerimin e ushtrisë ruse me 15,500 personel ushtarak, në nj...