Iniciativa “Jo në emrin tim!” do të organizojë sonte, në orën 21:00, protestën e 15-të kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Të lidhura
None found
Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Pjesëmarrësit pritet të shprehin kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale.
Organizatorët u kanë bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës, të cilën e kanë paraqitur si reagim ndaj aktgjykimit dhe si shenjë mbështetjeje për ish-drejtuesit e UÇK-së.
