Von der Leyen nis sot turin në Ballkanin Perëndimor/ Ndalesa e parë Shqipëria, takime me Begajn dhe Ramën

30 Shtator 2026, 07:54Politika TEMA
Von der Leyen nis sot turin në Ballkanin Perëndimor/ Ndalesa e

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, mbërrin sot në Tiranë, në nisje të turit të saj në Ballkanin Perëndimor.

Gjatë vizitës në Shqipëri, Von der Leyen do të zhvillojë takime me Presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama. Pas takimit me kryeministrin, në orën 17:30, pritet të mbahet edhe një konferencë e përbashkët për shtyp.

Më 1 tetor, turi i presidentes së Komisionit Evropian do të vijojë në Kosovë, ku do të takohet me presidenten në detyrë Albulena Haxhiu dhe kryeministrin Albin Kurti. Po atë ditë, Von der Leyen do të udhëtojë drejt Malit të Zi, ku do të zhvillojë takime me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

Turi do të përmbyllet të premten në Maqedoninë e Veriut. Atje, presidentja e Komisionit Evropian do të takohet me presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

Serbia dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë pjesë e këtij itinerari. Sipas njoftimit, vizitat në këto dy vende nuk janë përfshirë për shkak të zgjedhjeve të ardhshme.

Në fokus të vizitës së Von der Leyen është edhe një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainën, me synimin për të mbështetur procesin e tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Plani parashikon përcaktimin e reformave prioritare, afateve orientuese dhe objektivave për përfundimin e fazave të negociatave. Në të njëjtën kohë, edhe vendet anëtare të BE-së pritet të kenë angazhime për avancimin e procesit.

Megjithatë, vendimet kyçe në procesin e zgjerimit të BE-së kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

Lini një Përgjigje