Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Jeni thjesht qesharakë", Gazment Bardhi akuza të rënda Gjykatës Kushtetuese për Avokatin e Popullit: Manipuluat provat për turpin tuaj, neveri!

Shkruar nga Newsbomb
"Jeni thjesht qesharakë", Gazment Bardhi akuza të rënda
Ilustrim: Bardhi dhe Shabani - Gjykata Kushtetuese

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka bërë një reagim të fortë për anëtarët e Gjykatës Kushtetuese, të cilët dje vendosën që pretendimet për Avokatin e Popullit nuk qëndronin dhe për rrjedhojë Endrit Shabani është tashmë i pakonstestuar në detyrën e tij.  

Ai shpreh keqardhje për atë që e quan vendim "të Zeqinizuar" të Gjykatës Kushtetuese, duke e akuzuar atë për manipulim të provave dhe fakteve.

"Manipuluat provat për të justifikuar një vendimmarrje politike dhe tani vazhdoni të manipuloni edhe rrethanat e çështjes, vetëm për ta mbuluar atë që tashmë është bërë e qartë. Për turpin tuaj", shkruan Gazment Bardhi.

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike tregon, sipas tij, kronologjinë e vërtetë të votimit:

"Kalimi i një çështjeje për votim në seancë plenare në Kuvendin e Shqipërisë bëhet përmes votimit në Komisionin e Ligjeve dhe miratimit të raportit përkatës. Raporti i Komisionit mban datën 9 dhjetor 2025. Tërheqja e firmave, ndërkaq, është bërë më 5 dhjetor 2025, pra përpara kësaj faze.

Kjo do të thotë një gjë fare të thjeshtë: në momentin kur janë tërhequr firmat, faza e verifikimit dhe e kalimit për votim në seancë plenare nuk kishte përfunduar ende."

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike e akuzon Gjykatën Kushtetuese se është vënë në shërbim të socialistit Ulsi Manja, dhe sipas Gazment Bardhit, për turpin e vetë, ky institucion ka manipuluar faktet dhe kuptimin e tyre.

"Neveri ndaj manipulimit të provave dhe fakteve. Përbuzje ndaj deklaratave të Gjykatës që turpëron çdo gjyqtarë të asaj Gjykate sepse i nxjerr ata si trupë gjyqësore që nuk kuptojnë as atë që kanë shqyrtuar", vijon ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese