Takimi i ministrave të Jashtëm gjerman dhe rus në Nju Jork, Merz: Rusia nuk është e interesuar në negociata serioze rreth luftës në Ukrainë

30/09/2026 07:36

Takimi midis ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Rusisë në Nju Jork vërtetoi se Rusia “nuk është aspak e interesuar për negociata serioze” mbi Ukrainën, tha sot kancelari gjerman Friedrich Merz.

“Ne po bëjmë përpjekje intensive diplomatike”, tha kancelari në një konferencë për shtyp në Berlin, duke iu referuar takimit të papritur të së shtunës midis Johann Vandeful dhe Sergei Lavrov përpara fjalimit të këtij të fundit në Kombet e Bashkuara.

Ishte takimi i parë i tillë që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në shkurt 2022. Berlini është aktualisht mbështetësi kryesor ushtarak i Kievit.

“Vlerësimi i mëvonshëm i Rusisë për këtë takim tregoi qartë se ajo nuk është aspak e interesuar për negociata serioze për momentin”, tha Friedrich Merz në një konferencë për shtyp me Presidentin e Kazakistanit Kassym-Jomart Tokayev në krah të tij.

Pas takimit me Vandeful, Lavrov mbajti një fjalim nga podiumi i OKB-së, duke akuzuar Evropën se po kundërshton paqen në Ukrainë dhe duke premtuar se Moska do të arrijë qëllimet e saj në Ukrainë “nën çdo rrethanë”.

“Nuk pati ndryshim, por në fund të fundit një tallje nga pala ruse”, tha gjerman i Mbrojtjes Boris Pistorius.

“Mundemi vetëm, edhe një herë, t’i bëjmë thirrje qeverisë ruse të ulet në tryezën e negociatave, për të zhvilluar diskutime serioze rreth përfundimit të kësaj lufte”, shtoi Merz.

Ai gjithashtu premtoi të “bëjë gjithçka që mundet për të vazhduar të ndihmojë Ukrainën” dhe se Rusia “do të duhet të paguajë çmimin” nëse vazhdon luftën.

Top Channel