Një 15-vjeçar i cili kishte marrë automjetin e prindërve pa leje, humbi jetën në një aksident në Pezë Helmës, zonë ku edhe banonte.
Ngjarja ndodhi rreth orës 22:10 të së martës. Sipas policisë, i mituri ka humbur kontrollin mbi drejtimin e makinës. Për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.
I mituri kishte pasagjer në makinë edhe shokun e tij 16-vjeçar i cili nga përplasja është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia njofton se vijon punën për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.










Komente
Komento