Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte të ngjashme atmosferike.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të pakta deri mesatare, të përqendruara kryesisht në relievet kodrinore dhe malore të territorit.
Era do të fryjë nga verilindja në veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Përgjatë vijës bregdetare veriperëndimore, në lugina dhe në zonat malore, kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit, shpejtësia e erës mund të arrijë deri në 16 m/s.
Valëzimi në det parashikohet i forcës 2–3 ballë.












