web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

E rëndë në Tiranë/ I mituri humb jetën pas aksidentit me makinë, plagoset shoku i tij

30 Shtator 2026, 08:20, Kronika CNA

E rëndë në Tiranë/ I mituri humb jetën pas aksidentit

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në zonën e Pezës në Tiranës. Sipas raportimeve, një 15-vjeçar ka humbur jetën, pasi makina që drejtonte ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur edhe shoku i viktimës, 16 vjeç, i cili është transportuar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Dyshohet se 16-vjeçari kishte marrë automjetin pa dijeninë e të atit. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit të rëndë. 

Njoftimi i policisë:

Tiranë

Më datë 29.09.2026, rreth orës 22:10, në Pezë-Helmes, shtetasi i mitur 15 vjeç, duke drejtuar pa leje një automjet, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe për pasojë automjeti është përplasur me skarpatën anësore të rrugës, dhe më pas është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka humbur jetën, ndërsa pasagjeri, 16 vjeç, është dëmtuar dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Vijon puna për dokumentimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /CNA





Lajmet e fundit nga