AKTUALITET /

Tragjedi në Pezë! 15 vjeçari i merr makinën pa leje babait dhe humb jetën në aksident, pl*goset shoku i tij

Shkruar nga Versus

Tragjedi në Pezë! 15 vjeçari i merr makinën pa leje babait

Tiranë- Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Pezë ku një 15 vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti tragjik. 

I mituri kishte marrë automjetin pa lejen e të atit për të dalë xhiro me shokun e tij 16 vjeçar. Teksa drejtonte makinën, 15 vjeçari dyshohet se humbi kontrollin dhe doli nga rruga duke përfunduar në kanal. Automjeti u përmbys. 

Për pasojë ai humbi jetën në vend, ndërsa shoku i tij u transportua në spital për të marrë ndihmë mjekësore dhe raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia po merret me hetimin e plotë të rrethanave të aksidentit. Versus.al

Poll