Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    16 kulla mbi 15 kate marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

    Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

    Kryediplomati gjerman: E papërgjegjshme të vihet në dyshim kërcënimi rus ndaj Evropës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin
    Kryesore

    Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

    September 30, 2026
    Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

    Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen mbërrin sot në Tiranë duke shënuar pikënisjen e turit të saj ballkanik.

    Ajo do të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, ku me këtë të fundit do të ketë edhe një konferencë për shtyp në orën 17:30.

    Më 1 tetor, presidentja vijon me takimet në Kosovë me presidenten në detyrë, Albulena Haxhiun dhe kryeministrin Albin Kurti. Në të njëjtën ditë, vizita do të vazhdojë edhe në Malin e Zi me presidentin Jakov Milatović dhe kryeministrin Milojko Spajić.

    Përmbyllja e turneut do të jetë të premten ku në Maqedoninë e Veriut, Von der Leyen do të takojë presidenten Gordana Siljanovska-Davkova dhe kryeministrin Hristijan Mickoski.

    Në këtë turne, Von der Leyen nuk do të vizitojë Serbinë dhe Bosnje-Hercegovinën. Sipas njoftimit, këto dy vende janë lënë jashtë itinerarit për shkak të zgjedhjeve të ardhshme që do të zhvillohen atje.

    Presidentja e KE vjen edhe me një plan për një udhërrëfyes të posaçëm për Shqipërinë, Malin e Zi, Moldavinë dhe Ukrainë që do t’i ndihmojë ato në rrugën e anëtarësimit.

    Plani parashikon reforma prioritare, afate orientuese dhe objektiva për përfundimin e fazave të negociatave. Në këmbim, edhe vendet anëtare të BE-së do të kenë angazhime për të avancuar procesin. Vendimet kyçe kërkojnë miratimin unanim të vendeve anëtare.

    BE-ja po shqyrton një model të integrimit gradual të vendeve kandidate. Vendimtare janë edhe datat e 6 tetorit, kur pritet të paraqitet rishikimi i politikës së para-anëtarësimit, dhe 15-16 tetori, kur liderët e Unionit do të diskutojnë zgjerimin dhe reformat e brendshme.

    Bajram Begaj ballkani Ballkani Perëndimor Bashkimi Europian BE diplomaci Edi rama integrimi europian Komisioni Europian konferencë për shtyp Kryeministri politika europiane Presidenti shqipëri Shqipëria dhe BE Tiranë Turi Ballkanik Ursula von der Leyen vizitë zyrtare zgjerimi i BE
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    16 kulla mbi 15 kate marrin leje nga Këshilli Kombëtar i Territorit, Tirana kryeson listën e projekteve të reja

    September 30, 2026

    Turi ballkanik/ Ursula von der Leyen sot në Tiranë, takon Ramën e Begajn! Pasdite konferencë me kryeministrin

    September 30, 2026

    Kryediplomati gjerman: E papërgjegjshme të vihet në dyshim kërcënimi rus ndaj Evropës

    September 29, 2026

    Aksident tragjik në Itali/ Furgoni përplas 5-vjeçaren pranë një qendre tregtare, e mitura ndërron jetë në spital

    September 29, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.