Spektakël, sport dhe jetesë e shëndetshme. Mbrëmja e së martës në Parkun e Artit në ish-Kinostudio në kuadër të Javës Evropiane të Sporteve ka shkrirë bashkë një sërë elementësh që kanë sjellë më afër edhe komunitetin.

Sportet e promovuara janë nga më të shumëllojshmet: futboll, basketboll, hipizëm, akrobaci, gjimnastikë, xhudo e deri te ato ca më ekstreme si parashutizmi.

“Pak nga atmosfera e Be Active Night në Parkun e Artit, ish-Kinostudio, ku së bashku me federatat sportive dhe komunitetin festuam Javën Europiane të Sporteve me mesazhin e Jetesës Aktive!”, shkruan ministri Gonxhja në rrjetet sociale.

Java Europiane e Sportit zhvillohet në periudhën 21–30 shtator dhe përmes nismës BeActive synon të afrojë më shumë njerëz me aktivitetin fizik dhe sportin.