‘Po futet mish me hormone nga Tajlanda’, Panariti: Duhet kthesë e madhe, të ngrihet prodhimi vendas

08:45, 30/09/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Ish ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti ngre shqetësimin për importin e mishit të pulës dhe derrit jashtë tregjeve të BE, kryesisht nga Brazili dhe Tajlanda që sipas tij janë jashtë çdo standardi.

I ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv, Panarit tha se kur BE gjen shkelje me mishin e importuar nga Brazili, në mënyrë të drejtpërdrejtë nuk lejon që të futet në tregun e saj për konsumtaorët, porse e heq nga qarkullimi ose e asgjëson, edhe pse kanë inspektorët e tyre në vendet e prodhimit.

Panariti theksoi gjithashtu se prodhimi shtazor ka impakt në vendin tonë, për faktin se koston e rëndë e paguan qytetari, duke nisur nga braktisja e prodhimit dhe pastaj kjo na detyron të importojmë nga jashtë, prodhime të pa standardizuara.

Po ashtu ish ministry i Bujqësisë, ngriti alarmin për prodhime shtazore nga Tajlanda që hyjnë drejtpërdrejt në tregun shqiptar ose përmes një vendi të tretë, të cilat janë të kontaminuara dhe me hormone.

Ministria e Bujqësisë është person politik dhe harton politika bujqësore për zhvillimin e politikave brenda vendit dhe orienton importin drejt tregjeve të sigurta, duke i favorizuar me instrumenta fiskalë për të mos marrë produkte të pastandartizuara të BE, pavarësisht se letrat i kanë në rregull, de facto si besojnë për BE që ka inspektorë në Brazil, megjithatë kur bëjnë audite ato janë në shkelje të rëndë.

Mendo çfarë bëhet me ne, kur ata gjejnë shkeljet dhe kanë ulur traun. Prodhimi shtazor ka një vend origjine, çfarë krijon kjo në Shqipëri. Stres të madh, kostoja e rëndë që ne paguajmë nga braktisja e prodhimit, dhe që detyrorhemi ta mbulojmë me importe. Jemi mbi 40 mijë ton mangut nga 2017.

Sfida e ministrisë është të krijojë një zinxhir për ferma vendi dhe fabrika vendase për të lidhur kontrata me fermerët duke plotësuar nevojat e industrisë dhe konsumatorët, e duke mbajtur në biznes qindra e mijëra fermerë në sektor.

Ministria duhet të ulet me prodhuesit, sepse kemi detyreime ndaj Konsumtaorit dhe BE, për të braktisur tregjet e paautorizuara si Brazili dhe Tajlanda, ku përdorin hormone. Ne shohim pula nga Brazili që kanë kocka të buta, e arrijnë përmes stimuluesve me hormone për të simuluar efektet bakteriale.

Se dimë sa ka në treg, sepse duhen analiza. Nuk i bëjnë analizat e antibiotikëve apo hormoneve, dhe ne jemi të ekspozuar, BE i bën, i ndalon, i pezullon dhe i nxjerr jashtë tregut. Fakti që ti lë shtigje të hapura, ke lidhje të ngushta dhe ndikon drejtpërdrejt ndaj konsumatorit. Këto hormone e mbetje nuk shkatërrohen.

Dhe këto vijnë nga vendet e prodhimit të vendeve të treta, përdorin stimulant dhe mbetje antibiotike. Po futet mish nga Tajlanda në Shqipëri, përmes mënyrës së dpd dhe Kosovës. Duhet të marrim kthesën e madhe, së pari të prodhojmë brenda vendit, sidomos për mishin e pulës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco