
Sulmuesi Rei Manaj ishte protagonist në fitoren 3-0 të Shqipërisë ndaj San Marinos, duke shënuar golin e tretë të kuqezinjve dhe duke dhënë kontribut edhe në golin e parë të ndeshjes.
Ai u ndal edhe tek komentet negative që merr në rrjetet sociale duke thënë se nuk i llogarit ato që bëhen nga njerëz që nuk marrin vesh nga futbolli.
"Unë flas vetëm me njerëz që kanë funksione, ata që nuk kanë funksione nuk i llogaris."- tha Manaj.
Por shtoi se komentet ndikojnë tek familjarët e tij. Manaj tha se shpesh përballet me një realitet të çuditshëm: edhe pas ndeshjeve ku paraqitja e tij është pozitive, në rrjetet sociale shfaqen kritika ndaj tij.
Ai u shpreh se e ka të vështirë ta kuptojë këtë kontrast mes asaj që bën në fushë dhe reagimeve që lexon më pas, duke theksuar se vazhdon të punojë dhe të japë maksimumin për Kombëtaren. “Luaj shumë mirë dhe shoh komente negative. Ndikon edhe te familja. Dëgjoj njerëz në podcast e TikTok…” Versus.al

