Kombëtarja shqiptare fitoi mbrëmë me shifrat 3-0 ndaj San Marinos në transfertë një ndeshje ku konfirmoi veten në vendin e parë në renditje edhe pse trajneri Maran bëri disa ndryshime në formacion.
Paraqitja e kuqezinjve gjithsesi ishte pozitive dhe kjo shihet edhe nga notat me të cilat janë vlerësuar nga “Sofascore”, për statistikat që kanë regjistruar në fushën e lojës.
Lojtari më i mirë i ndeshjes sa u përket statistikave të regjistruara, rezulton të jetë pikërisht debutuesi Sina, i rreshtuar në krahun e djathtë të prapavijës, pasi ai ka notën 8.
Pas tij është Manaj me 7,8 dhe më pas Ismajli, Shehu e Mitaj të cilët kanë regjistruar notën 7,5.

© SYRI.net
Maran: Po ndryshojmë filozofinë, e kishim mendjen edhe te Finlanda
Ronaldo nuk stërvitet me Portugalinë, situata ngre pikëpyetje pas stolit ndaj Norvegjisë
Lamine Yamal shkëlqen me 'dopietë', Spanja mposht Kroacinë dhe kryeson grupinBëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti: