web counter
LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Goditet "Call Center"-i mashtrues në Tiranë/ 4 persona në pranga, në kërkim pronari

30 Shtator 2026, 09:02, Kronika CNA

Një rast mashtrimi përmes “Call Center”-ave është goditur nga policia në Tiranë. Në kuadër të operacionit janë arrestuar 4 persona, është shpallur në kërkim pronari i ambientit dhe është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetase.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient, në Rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit E. Xh., G. N., E. D. dhe E. H., si dhe shtetasen E. A., të cilët dyshohet se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, nëpërmjet platformave online.

Ndërkohë në kërkim është shpallur shtetasi T.B., 45 vjeç. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “INVESTING”.

Goditet një tjetër rast mashtrimi nëpërmjet platformave online.

Vihen në pranga 4 shtetas, shpallet në kërkim pronari i ambientit dhe procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase.

Sekuestrohen 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Sektorin për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Sektorin e Forcës së Posaçme Operacionale, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, pas informacioneve të siguruara në rrugë operative dhe një sërë veprimesh hetimore e procedurale, kanë organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “INVESTING”.

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë në një ambient, në rrugën e Kavajës, i përshtatur me poste pune, ku kanë kapur në flagrancë shtetasit E. Xh., G. N., E. D. dhe E. H., si dhe shtetasen E. A., të cilët dyshohet se mashtronin shtetas të vendeve të ndryshme të Bashkimit Europian, nëpërmjet platformave online.

Nga hetimet rezultoi se ambienti ishte në pronësi të shtetasit T. B., i cili, në bashkëpunim me shtetasit e mësipërm, e administronte atë me qëllim zhvillimin e kësaj veprimtarie të kundërligjshme.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore u vunë në pranga shtetasit E. Xh., 40 vjeç, G. N., 42 vjeç, E. D., 32 vjeç dhe E. H., 31 vjeç.

Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. B., 45 vjeç, ndërsa shtetasja E. A., 23 vjeçe, u procedua në gjendje të lirë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 13 njësi kompjuterike, 19 aparate celularë, 7 laptopë dhe materiale të tjera që dyshohet se lidhen me këtë veprimtari.

Në bashkëpunim me Prokurorinë vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor të kësaj veprimtarie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. /CNA





Lajmet e fundit nga