Me përfundimin e ditës së sotme hiqet kufizimi për lëvizjen në zonat pyjore, i vendosur në bazë të marrëveshjes me Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Administrimit të Ujërave, pas kërkesës së NP “Pyjet Kombëtare”.
Të lidhura
None found
Masa ishte planifikuar të zbatohej nga 1 korriku deri më 31 gusht, por temperaturat e larta dhe rreziku i shtuar për përhapjen e zjarreve në hapësirat e hapura çuan në zgjatjen e saj deri më 30 shtator.
Gjatë periudhës së ndalimit, hyrja dhe qarkullimi në pyje mund të bëhej vetëm me autorizim me shkrim nga filialet përkatëse të NP “Pyjet Kombëtare” dhe Parqet Kombëtare, në varësi të territorit që administrojnë. Për shkelësit individualë ishin përcaktuar edhe gjoba.
