Shpërthim me tritol në një lokal në Durrës, policia jep detajet
30 Shtator 2026 |
09:34
Një shpërthim me tritol është regjistruar në orët e para të mëngjesit të kësaj mërkurë në Durrës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur rreth 05:00 në sektor Fllakë.
Policia shton se si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Autoritetet po vijojnë hetime për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjes së autorëve.
‘Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve‘, njofton policia.
Lajme të Sugjeruara
Shisnin bizhuteri të kontrabanduara, procedohen 2 persona në Korçë
Dy persona janë proceduar këtë të mërkurë nga policia, pasi shisnin në qytetin e Korçës bizhuteri argjendi të kontrabanduara. Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar...
Drejtori i Korçës Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit
Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Bala është thirrur...
Mori makinën e babait pa leje dhe u aksidentua, humb jetën 16-vjeçari në Pezë! Plagoset shoku i tij
Një aksident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së martës në Pezë. Si pasojë e aksidentit një 16-vjeçar ka humbur jetën dhe shoku i tij...
- 10:05 Irani merr reagime nga SHBA-ja për planin 7-ditor të ndërtimit të besimit, rendit pikat e ngërçit
- 10:03 Shisnin bizhuteri të kontrabanduara, procedohen 2 persona në Korçë
- 09:56 Drejtori i Korçës Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit
- 09:53 Nuk lejuan punonjëset të merrnin pjesë në një vizitë, kreu i Kullës Eiffel largohet nga detyra pas reagimeve
- 09:49 SHBA-të shtrëngojnë sanksionet ndaj Kubës, bllokohen transaksionet financiare dhe llogaritë për sektorin privat
- 09:38 Shqiptarët e Luginës me listë të përbashkët për zgjedhjet në Serbi