Çfarë po ndodh? Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një lokali në Durrës

Një shpërthim i dyshuar i një sasie të vogël lënde plasëse ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Sektor Fllakë të Durrësit. Ngjarja është shënuar rreth orës 05:00, në derën e një lokali në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, të cilët po vijojnë veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve.|
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion paraprak
Rreth orës 05:00, në Sektor Fllakë, në derën e lokalit në përdorim të shtetasve R. B. dhe E. B., dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse. Si pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Në vendngjarje shkuan shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor, i cili vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.


