Shtegtimi i shqiptarëve nëpër botë si rezultat i pushtimeve të shumta dhe situatave konfliktuale politike në territoret shqiptare dhe gjendjes së rënduar ekonomike i detyroi ata të hidheshin drejt skajeve më të largëta të botës deri në Australinë e largët. Janë të shumtë shqiptarët e shquar në botë nga fusha të ndryshme të jetës dhe padyshim të artit. Ata ishin me origjinë të afërt dhe të largët shqiptare dhe kurrë nuk e kanë mohuar origjinën e tyre. Aleksandër Moisiun tonë të madh e pasuan edhe artistë të tjerë nëpër botë, si vëllezrit Manaqi, Mihallaq Mone, Elena Qirici, Melina Mërkuri, Sten Dragoti, vëllezërit Belushi, Bekim Femiu, Rramazan Ajdini, Kristaq Antoniu Iren Papas (Lejleku) deri te Sandra Bullock, Eliza Dushku,Blerim Destani etj. Shqiptarët ishin nga të parët në Ballkan e më gjerë, që përvetësuan artin e fotografisë vetëm 12 vjet pas lindjes së saj dhe doli një plejadë e tërë fotografësh të shquar që bënë emër në Evropë e në botë si Marubët, K. Idromeno, Gjon Mili etj. Shqiptarët Janaq dhe Milto Manaqi u bënë inisiatorët e parë të kinomatografisë në Ballkan duke xhiruar filma vetëm më 1905. Pas 10 vjetësh së shpikjes së artit kinematografik. Nga radhët e regjizurës kanë dalë 3 regjizor të mëdhenj të Greqisë me origjinë arvanitase, Niko Konduri, Jorgo Xhavella dhe Pandeli Vulgaris, nga 5 të tillë më të mëdhenjtë të Greqisë. Sipas enciklopedisë së kinematografisë greke gjejmë shumë aktorë me origjinë shqiptare si Melina Mërkuri, Irene Papas, Eleni Lambeti, Stefan Stratigo, Jani Argjiri, Kosta Karajani, Orest Makri, Dhespo, Dhespina Diamanti, Kleopatra Rota, Pandeli Zerva, dhe operatori i mirënjohur Jorgo Arvaniti. Po shqiptarët njihen edhe si producentë dhe distrubutorë filmash në Greqi si Spiro Skura, (Zgura) dhe Anton Zerva si dhe Filopimin Fino, në vitet 1935-1937. Një figurë e njohur është dhe ndertuesi i studiove sallave të kinemasë në vitet 1965 Anton Zerva i dyti me emrin “Anzervos”. Një figurë tjetër e njohur është K.Konicioni regjizor dokumentarist dhe redaktor i revistës së filmit të shoqërisë “Skura”.
Aleksandër Moisiu ishte nga aktorët më të mëdhenj të Pragës, Vjenës dhe Gjermanisë i cili interpretoi në sallat më prestigjoze të Evropës. Në vitin 1895 vëllezërit Skladanovski-Makx dhe Emil bënë shafaqjen e parë të filmit të tyre në Berlin, gati dy muaj se vëllezërit Lymier të fillonin hyrjen e erës së kinemasë me shfaqjen e tyre të parë në Paris. Filmi gjerman filloi nga viti 1912 të shfaqej në kinemat e Këlnit, Frankfurtit dhe u krijua “Autorenfilm” me filmin “Studenti i Pragës”, megjithëse populli gjerman e kishte shijuar kinematografinë qysh nga viti 1907. Në këtë film interpreton dhe aktori shqiptar Aleksandër Moisiu për krah Wegener dhe artistes tjetër të njohur të kohës Lyda Salmonova. Nga burime të arkivit të filmit gjerman ai interpretoi 18 filma në Gjermani dhe ishte një aktor i cili njihej për cilësitë e rralla aktoreske, me një zë karakteristik e me një tingëllim të veçantë. Për këtë arsye shtypi gjerman shkruante shumë për “Moisiun në film” ose “Seria e filmave të Moisiut” dhe ngrinin lart lojën e tij. Sipas arkivave gjermane del se, Moisiu ka qenë i pari aktor që ka interpretuar me zë në kinematografinë amerikane. Filmi i tij i fundit ishte “Lorenzo de Medici” i shfaqur më 1935. Figura të shquar të artit dhe letërsisë botërore çmonin lart vetitë e tij si një artist i madh i skënës dhe ekranit, si interpretues dhe teoricen, si njeri humanitar dhe me ide përparimtare të kohës, që mohonte artin decadent dhe çmonte rëndësinë e madhe të skenës dhe ekranit. Ai ëndërronte për një botë ku të gjithëve t’u jepej mundësia për ti zhvilluar prirjet vetiake, tu jepej kultura, arti dhe çdonjërit, sipas nevojës. Ai, ishte një njeri me kulturë të gjerë prandaj u ngrit kundër pikëpamjeve se aktori nuk ka nevojë për dituri, se mjafton për të vetëm intuita artistike, duke e lidhur diturinë me artin dhe duke e kushtëzuar këtë të fundit nga dituria. Vetëm bindjet e tij politike antinaziste e kundër luftës, papapjtushmëria e tij me regjimin hitlerian si dhe ndjekjet dhe persukutimet nga ana e tyre duke e shpallur çifut e detyruan që në ato vite të errëta për gjermaninë dhe gjithë botën të largohet për në Zvicër ku edhe vdiq në 23 mars 1934. Moisiu nuk e mohoi asnjëherë vendin e tij të lindjes dhe kur gjente rastin takoje me studentët shqiptarë në Austri ose në komunitetin shqiptar në Rumani. Ai e mori pasaportën shqiptare me vonesë, ndonëse çdo vend i botës mund t’ja ofronte. Mbreti Zog i propozoi postin e shefit të ceremonive të oborrit, por ai e hodhi poshtë me indinjatë. Për qëndrimin parimor antinazist të A.Moisiut bën fjalë edhe një dramë e shfaqur në teatrot e Italisë dhe të Evropës me titull “Heroi i skenës”, ku theksohet edhe dashuria e tij për atdheun.
Vëllezërit Manaqi dalin në horizontin e historisë kinematografike me vështirësi, sepse ua mohonin origjinën e tyre shqiptare shumë autorë antishqiptarë. Dhimitër Pilika ishte një nga intelektualët i cili kishte pas fatin të takonte njërin prej trashgimtarëve të tyre në vitin 1935, Milto Manaqi, i biri i Janaqit, i cili ishte djali i madh i Dhimitër Manaqit, i lindur më 18 maj 1878 në fshatin Avdela në afërsi të Meçovës dhe Grebenesë-troje historikisht shqiptare, por nga viti 1913 bëjnë pjesë në Republikën Greke. Me ndihmën e pashait të Janinës Omer Pasha pasi kishte mbaruar gjimnazin e Zosimesë nga vitet 1896-1897, filloi punën si mësues kaligrafie dhe vizatimi. Në vitin 1898 çeli në Janinë një studio fotografike ku u bashkua me të dhe i vëllai Miltiadhi. Në vitin 1903, u njoh me përfaqësuesit e shoqërisë angleze “Charls Urban Company”. Kjo shoqëri e krijuar në vitin 1903 filloi të xhiroj me një grup xhirimi në trevat shqiptare, kryesisht në Shqipëri dhe Maqedoni të gjitha kryengritjet shqiptare të shekullit të XIX, për t’u shkëputur nga sundimi Osman. Fill pas viti 1905 e spostuan laboratorin fotografik nga Janina në Manastir, një qytet me 60% popullsi shqiptare. Kineasti anglez, Charls Rider Nobel i shoqërisë angleze “Charls Çarlz Urban Company” u duk në Shqipëri që në vitin 1903. Fotografët shqiptarë u njohën me të dhe Miltua e e shoqëroi kineastin anglez në rrethinat e Manastirit. Qëndrimi me kineastin anglez e ndihmoi që të përvetësojë përdorimin e kamerës dhe blejnë një kamera prej tyre në Londër “Bioscop Camera 300” dhe xhiruan në vitin 1905 në fshatin e tyre të lindjes Avdela filmin “Tjerrëset”. Më 1905 në Manastir u krijua “Komiteti i Manastirit” me nismën e nën kryesinë e patriotit democrat Bajo Topolli, një Komitet illegal që luftonte për lirinë e Shqipërisë. Miltoja si kineast i parë në Ballkan filmon dhe fotografon këtë “Komitet illegal”. Filomojnë e fotografojnë shumë ngjarje nga jeta e popullit të thjeshtë i kostumeve dhe i valleve popullore, i luftërave për pavarësi, i të burgosurve dhe të internuarve shqiptarë, dëshmojnë për lidhjen e ngushtë me çështjen shqiptare dhe qarqet atdhetare. Në vitin 1906 Miltoja me të vëllanë u nderuan me medaljen e artë në konkursi ndërkombëtar të fotografisë artistike në Bukuresht, me fotografinë që mbante titullin ”Gruaja me foshnjë nga Klisura”. Kronika mbi Kongresin e Manastirit është montuar dhe shfaqur në vitin 1958 në filmin dokumentar të Zagreb-Filmit nën emrin “Kamera 300” të realizuar nga regjizori Branko Jovanoviq me rastin e Kongresit. Shumë fotografi të patriotëve shqiptarë, që ndodhen nëpër arkiva tona janë vepër e aparatit fotografik dhe e ‘Kameras 300” i vëllezërve Manaqi, të tillë si ato të A.Gj.Fishtës, Bajo Topollit, Mihal Gramenos, Mati Logoreci, Ndre Mjedës, Gjergj Qiriazi, Thoma Avramit, Sotir Pecit, Parashevi Qiriazi e Hil Mosit, Themistokli Gërmenjit, Çerçiz Topollit e shumë të tjerëve. Vëllezërit Manaqi morën pjesë edhe në Kongresin e Dibrës që zhvilloi punimet më 1909. Ata bënë shumë fotografi të pjesëmarrësëve në atë Kongres. Supozohet se edhe në Kongresin e Elbasanit i cili u zhvillua një mëpas kanë qenë vëllezërit Manaqi. Në vitin 1911, bëri një vizitë në Manastir Sulltan Mehmet Reshati, i cili e kishte shfronësuar Abdyl Hamitin. Vëllezërit Manaqi e kanë xhiruar edhe këtë ngjarje në film dhe e kanë shoqëruar Sulltanin nga Selaniku në Manastir. Ata kishin filmuar edhe Mustafa Qemal Ataturkun në Akademinë ushtarake të Manastirit, po ashtu edhe Luftën e Parë Botërore. Ata kanë rreth 10 mijë fotografi në pllaka xhami të cilat janë pjesë e Arkivit Historik të Manastirit (brenda të cilit është çelur) edhe Muzeu i Manastirit.
Eliza Dushku një aktore Hollivudi drejt emrit të madh, në krah të aktorëve më të mëdhenj botëror. Ajo është aktore amerikane me origjinë shqiptare nga i ati dhe me nënë daneze, lindur në Ëatertoën, Boston, Massachusets-USA më 30 dhjetor 1980. Eliza që kur ishte në moshën 10 vjeçare u dallua për prirjet e saja të veçanta për aktrimin. Ajo studio për piano, bateri dhe për stile të ndryshme të kërcimit, jazz, tap dhe balet. E nisi karrierën si këngëtare në Teatrin e fëmijëve në Ëatertoën. Filimi i parë ku luajti si aktore në krah të aktorëve Juliette Lewis dhe C.Thomas Howell, ishte “Ajo natë” (That Night Alice Bloom, 1992). Ajo premtonte për të ardhmen në Hollivud me cilësi jo vetëm si bukuroshe intriguese, balerinë dhe këngëtare e muzikante. Filmi i parë ishte një sukse modest, në krahasim me filmat e tjerë pasardhës. Por ky film i hapi dyert në botën e madhe të kinematogravisë botërore. Filmi ku tërhoqi vëmendjen e shtypit amerikan prandaj sulmuan drejt saj gazetarët. Në një intervistë dhënë “Daily Radar”ajo është shprehur kur është pyetur: Si jeni ndier e rritur nëpër xhirimet? Ishte e mrekullueshme. Kam mësuar shumë gjëra në moshë tepër të re. Mundësi të shkëlqyera dhe udhëtime të shkëlqyera. Jam e kënaqur që mbarova shkollën e mesme me të gjithë miqtë e mi. Mbi të gjitha u jam shumë mirënjohëse dhe më merr shumë malli për ta, duke qëndruar në shtëpi… Çfarë mendoni për punën tuaj me James Camerunin dhe Arnold Shchwarcernegerin në filmin “Tru Lives”?- E adhuroj ”True Lives”, është një nga projektet e mija që më ka pëlqyer më shumë. Ishte një kohë e gjatë xhirimi, kështu që të gjithë u bëmë miq. Xhejmsi ishte një gjeni. Ai, madje më dërgoi mua një dhuratë për ditëlindje dhe për krishtlindje…ai është gjithnjë i mrekulleshëm me familjen dhe miqtë e mi. Të njëjtën gjë mendoj edhe për Arnoldin. Ai më ka dhënë mua këshilla të mrekullueshme për adhuruesit e mi për gjëra të tjera. Një ndër tregimet e bukura të saj është kur pohon se: - “kam luajtur si bija e njerëzve në filma, duke filluar si e bija e De Niros, bija e Shwarzeneger, bija e Paul Reiser, si dhe motra e Leonardo Di Caprit”. -Unë dua të jem një aktore e njohur nga të gjitha moshat. Në thelb dua të lë mbresa në të gjithë brezat. Por përzgjedhja varet nga temat që kanë skenarë. Eliza bëri pushim nga aktrimi për të përfunduar vitet e shkollës së mesme dhe pas përfundimit të shkollës ju kthye aktrimit me rolin e Faith, një vrasëse shumë e ngarkuar emocionalisht se sa personazhi kryesor Buffy në filmin “Buffy the Vampire Slaryer” , një telefilm përballë aktores Sarah Michelle Gella. Ky film serial ishte parashikuar me 6 seri dhe personazhi kryesor u bë aq popullor saqë u xhiruan edhe 14 seri të tjera. Për shkak të rolit të saj bindës si sociopate, ajo u bë ikonë e shumë krimineleve. Një numër i madh të burgosurish e mbuluan me letra si fansa të saj. Ajo është etiketuar nga shtypi amerikan si “The Hollywood Reporter” e cila simbolizon shoqen e ndershme dhe besnike në filmin “Buffy the Vampire Slayer”, por simbolizon edhe shpëtimin e shpirtit e cila bën gjithçka për të shpëtuar nga haluçinacionet dhe makthet shoqen e saj, në këtë film, ia ka arritur plotësisht qëllimit”. Në vitin 2000, luajti me Kirsten Danst në komedinë e vajzave ponpon “Bring It On”. Suksesi i këtij filmi bëri që të ketë ftesë nga Kevin Smith, për t’i dhënë dy role në filmat “Jay” dhe “Silent Bob Strike Back”, ku Eliza Dushku luajti së bashku me Shannon Elizabeth, Ali Larter, Ben Affeck, dhe të tjerë. Më 1 tetor të 2005, ajo deklaroi në Wizard World Boston se kishin filluar xhirimeve e Nobel Son. Eliza është sot në filmin e 30 tw saj. Bebe Rexha një këngëtare që karrëmbyer zemrat e rinisë amerikane e më tej. Dua Lipa, këngëtarja më e shquar shqiptare e të gjitha kohërave sot shkëlqen nëpër skenat botërore.
Kastriot KOTONI
Lini një Përgjigje