Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira për 2026: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

    Gjendet i pajetë studenti shqiptar në Itali/ Familja e kërkonte prej 20 ditësh, e identifikon nga tatuazhi në gjoks

    Kapet një tjetër Call Center në Tiranë/ Arrestohen katër persona, procedohet një tjetër, shpallet në kërkim pronari i ambientit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira për 2026: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme
    Kryesore

    Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira për 2026: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

    September 30, 2026

    Shqipëria është përfshirë nga media amerikane “Quartz” në listën e 10 destinacioneve më të mira për t’u vizituar gjatë vitit 2026, me vëmendje të veçantë ndaj Rivierës Shqiptare.

    Në artikull, Shqipëria vlerësohet për bukuritë natyrore, trashëgiminë kulturore dhe kostot më të ulëta krahasuar me destinacione të tjera të njohura të Mesdheut. Sipas “Quartz”, vendi mbetet ende më pak i prekur nga turizmi masiv sesa zona si Amalfi, Kroacia apo disa destinacione të Greqisë.

    Riviera Shqiptare, që shtrihet nga Vlora drejt Sarandës, veçohet për plazhet, ujërat e kristalta dhe malet pranë bregdetit. Në artikull përmenden veçanërisht Dhërmiu, Himara dhe Ksamili, si zona që ofrojnë peizazhe mesdhetare dhe çmime më të përballueshme.

    Media amerikane thekson gjithashtu historinë e Shqipërisë dhe zhvillimin më të vonshëm të industrisë turistike. Sipas artikullit, izolimi i gjatë gjatë regjimit komunist bëri që vendi të mbetet jashtë zhvillimit masiv turistik që përfshiu pjesë të tjera të Mesdheut.

    Përveç bregdetit, “Quartz” veçon edhe Gjirokastrën dhe Beratin, dy qytete të Shqipërisë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s. Gjirokastra përmendet për arkitekturën tradicionale prej guri, pazarin dhe kalanë, ndërsa Berati për shtëpitë karakteristike osmane dhe pamjen e tij përgjatë lumit.

    Në listë përfshihet edhe Tirana, e cila sipas artikullit po ndryshon me ritme të shpejta dhe po zhvillohet si një destinacion urban, me arkitekturë, dizajn dhe hapësira të reja.

    Një tjetër faktor i rëndësishëm është kostoja. Sipas “Quartz”, ushqimi, akomodimi dhe makinat me qira në Shqipëri mbeten përgjithësisht më të lira se në disa prej destinacioneve të njohura turistike të Adriatikut gjatë sezonit të verës.

    Artikulli vëren gjithashtu rritjen e lidhjeve ajrore me qytetet kryesore evropiane, që e kanë bërë Shqipërinë më të aksesueshme për turistët e huaj.

    Sipas medias amerikane, rritja e turizmit dhe investimeve në infrastrukturë mund të ndryshojë gradualisht diferencën e çmimeve me destinacionet e tjera mesdhetare. Shqipëria po vijon ndërkohë procesin e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.

    Në listën e “Quartz” për vitin 2026, krahas Shqipërisë, janë përfshirë Uzbekistani, Butani, Kosta Rika, Japonia, Sllovenia, Sri Lanka, Ishujt Faroe, Pulja në Itali dhe Armenia.

    2026 atraksione turistike bregdeti shqiptar çmime të përballueshme destinacione turistike destinacionet më të mira plazhe plazhet shqiptare pushime në Shqipëri Riviera Riviera shqiptare shqipëri turistë të huaj turizëm turizëm veror turizmi në Shqipëri udhëtime udhëtime në Shqipëri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Media amerikane rendit Shqipërinë mes 10 destinacioneve më të mira për 2026: Riviera, plazhe dhe çmime të përballueshme

    September 30, 2026

    Gjendet i pajetë studenti shqiptar në Itali/ Familja e kërkonte prej 20 ditësh, e identifikon nga tatuazhi në gjoks

    September 30, 2026

    Kapet një tjetër Call Center në Tiranë/ Arrestohen katër persona, procedohet një tjetër, shpallet në kërkim pronari i ambientit

    September 30, 2026

    Sulm i rëndë rus në Kiev/ Tre të vrarë, mes tyre një fëmijë, të paktën 7 të plagosur

    September 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus September 24, 2026

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    Biznesmeni Sokol Meqemeja njihet si pronar i disa kompanive apo sipërmarrjeve. Përveç ‘Delvina Gas’ ai…

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Kreditorët te dera, gjykata në kërkim të “Top Fruits” të Ejup Ahmetit dhe Marin Gjonajt: Paraqituni në gjyq

    Kompania e krijuar tri ditë pas hapjes së thirrjes për grantet e startupeve fitoi 6.1 milionë lekë në fazën e rezervuar për biznese të paktën 1-vjeçare

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Dashuri, vendime dhe mundësi të reja: Si do të shkojë e diela për secilën shenjë

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 24 Shtator 2026

    Njohje të reja për beqarët, mundësi fitimi dhe sfida në punë, çfarë thonë yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.