Nuk lejuan punonjëset të merrnin pjesë në një vizitë, kreu i Kullës Eiffel largohet nga detyra pas reagimeve

30 Shtator 2026 | 09:53

Kompania që administron Kullën Eiffel njoftoi të martën se drejtori i saj do të largohet nga detyra në fund të këtij viti, pas një konflikti të shkaktuar nga largimi i punonjeseve gjatë vizitës së një grupi fetar hindu.

Patrick Branco Ruivo, i cili ka qenë drejtor i përgjithshëm i monumentit parisien që prej vitit 2018, do të largohet nga detyra në fund të vitit, pasi një hetim i brendshëm zbuloi se “mangësitë dhe problemet operacionale” në organizimin e vizitës çuan në “largimin e papranueshëm” të punonjëseve gra, bëri të ditur kompania SETE në një deklaratë.

Largimi i punonjëseve gjatë vizitës së lëvizjes shpirtërore hindu Bochasanwasi Akshar Purushottam Swaminarayan Sanstha, më 5 shtator, shkaktoi një protestë të punonjësve dhe mbylljen e monumentit për një ditë.

Në atë kohë, SETE pranoi se delegacioni hindu kishte kërkuar që vizita të organizohej në mënyrë të tillë që të kufizoheshin “ndërveprimet me gratë”, duke theksuar se “këto kushte nuk duhej të ishin pranuar”.

“Muajt e ardhshëm do të na mundësojnë të përgatisim kalimin e drejtimit në kushtet më të mira të mundshme”, tha Ariel Weil, kryetar i bordit drejtues të SETE.

Ai tha se kishte kërkuar krijimin e një “departamenti të posaçëm për protokollet”, si dhe zbatimin e një sërë masash dhe programesh të reja trajnimi për promovimin e barazisë gjinore.

Kryetari socialist i Parisit, Emmanuel Gregoire, e kishte cilësuar largimin e punonjëseve gra si një “vendim absurd, të padrejtë dhe të papranueshëm” dhe kishte urdhëruar zhvillimin e dy hetimeve të veçanta.

Punonjësit e Kullës Eiffel thanë në një deklaratë se u ishin dhënë udhëzime që çuan në “mënjanimin, zëvendësimin dhe bërjen të padukshme të punonjëseve gra për shkak të seksit të tyre “ gjatë vizitës së delegacionit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aeroportet polake në Lublin dhe Rzeszow rifillojnë fluturimet

Operacionet ajrore në aeroportet në Lublin dhe Rzeszow kanë rifilluar pas mbylljeve të përkohshme për shkak të operacioneve të aviacionit ushtarak, tha të mërkurën Autoriteti...
09:31 | 30/09/2026

Vritet pronari i klubit ‘Botev Plovdiv’, Ilyan Filipov! Autoritetet bullgare nisin hetimet

Një biznesmen bullgar dhe president i një klubi futbolli të ligës më të lartë u qëllua për vdekje në qytetin e Plovdivit herët të mërkurën....
08:56 | 30/09/2026

Mbreti spanjoll: Trajtimi i kalimit masiv të emigrantëve në Ceuta është përgjegjësi e të gjithë BE-së

Mbreti spanjoll Felipe VI gjatë një darke pas vizitës së presidentit francez Emmanuel Macron ka deklaruar se vende evropiane duhet të kishin treguar më shumë...
08:19 | 30/09/2026