Prokuroria e Tiranës ka dërguar në gjyq administratorin, kryetaren dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit (FAF sh.a.).
Pas mbylljes së hetimeve nga prokuroria, shtetasit A.K., Ll.P., D.Q., A.C., M..L., O.D. dhe E.Xh janë akuzuar për shpërdorim detyre.
Në qendër të hetimeve është edhe blerja e një automjeti nga FAF sh.a. për 1.6 milionë lekë me TVSH. Sipas Prokurorisë, procedura është kryer pa miratimin e ministrit të Financave të asaj kohe, ndërsa në dosjen e tenderit mungonte argumentimi i kritereve të veçanta të kualifikimit.
Prokuroria ka dërgon në gjyq administratorin, kryetaren dhe anëtarët e Këshillit Mbikëqyrës të Shoqërisë së Parë Financiare të Zhvillimit (FAF sh.a.) shtetasit A.K., Ll.P., D.Q., A.C., M..L., O.D. dhe E.Xh të akuzuar për veprën penale ‘Shpërdorim detyre’ parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.
Hetimet mbi procedimin penal nr.248 të vitit 2020, sjellë nga Prokuroria e Posaçme, konstatuan një sërë shkeljesh të evidentuara edhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit me procedurat e prokurimeve të kryera nga këta persona.
Nga hetimet rezultoi se procedurat e ndjekura, specifikisht për blerje automjeti, janë realizuar pa miratimin e Ministrit të Financave në atë kohë dhe në dosjen e tenderit nuk administrohet argumentimi i kritereve të veçanta për kualifikim, në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Për sa më sipër është ngarkuar me përgjegjësi administratori D. Q. Si dhe Këshilli Mbikqyrës i përbërë dhe anëtarë A.C., A.K., M.L., Ll.P., O.D., si dhe A.Gj.
Hetimet arritën në përfundim se mjeti i blerë nga FAF sh.a., me vendimin e asamblesë në vlerën 1 600 000 lekë me tvsh, që do zëvendësonte punën e 6 mjeteve, nuk mund të përmbushte nevojat për 30 degët në 30 rrethe të Shqipërisë të kompanisë. Po kështu dhe caktimi i një vendi shtesë pune për shofer për këtë mjet të sapoblerë, kur ishin tashmë 6 shoferë të tillë pa mjete dhe që mernin rrogat, ishte i tepërt dhe në kundërshtim të hapur me ligjin.
Në përfundim të hetimeve, me provat dhe aktet e administruara, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm vlerësoi se provohet se nga ana e shtetasve të pandehur A.K., Ll.P., D.Q., A.C., M.L., O.D., dhe E.Xh., me veprime aktive ose mosveprime, janë konsumuar elemente të figurës së veprës penale të parashikuar nga neni 248 i K.Penal.
Top Channel