Drejtori i Policisë Korçë, Vilson Bala paraqitet në SPAK për dosjen e Ergys Agasit

30 Shtator 2026 | 09:56

Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, është paraqitur këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Bala është thirrur nga SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e biznesmenit Ergys Agasi, i cili ndodhet nën masën e sigurisë “arrest në burg”.

Sipas të dhënave paraprake, drejtori i Policisë së Korçës do të merret në pyetje nga prokurorët e çështjes, ndërsa ende nuk janë bërë të ditura detaje mbi përmbajtjen e dëshmisë së tij.

Hetimet ndaj Agasit lidhen me një dosje të gjerë të SPAK, ku ai dyshohet për disa vepra penale, mes tyre konkurrencë të paligjshme nëpërmjet dhunës, heqje të paligjshme të lirisë, shkelje të barazisë së pjesëmarrësve në tendera, grup të strukturuar kriminal, pastrim parash dhe korrupsion pasiv.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Demo, takim me zyrtaren e lartë të Ballkanit Perëndimor: Shqipëria vijon punën drejt objektivit 2027

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, priti Drejtoren për Ballkanin Perëndimor në Drejtorinë e Përgjithshme për Zgjerimin e Komisionit Europian, Valentina Superti, me fokus...
10:27 | 30/09/2026

Ambasadori i ri amerikan Eric Wendt takim me Ramën

Ambasadori i ri i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, Eric Wendt, ka nisur takimet e para zyrtare pas marrjes së detyrës në Tiranë. Wendt është...
10:19 | 30/09/2026

Shisnin bizhuteri argjendi të kontrabanduara, procedohen 2 persona në Korçë

Dy persona janë proceduar këtë të mërkurë nga policia, pasi shisnin në qytetin e Korçës bizhuteri argjendi të kontrabanduara. Sipas raportimeve të policisë, janë proceduar...
10:03 | 30/09/2026