Trafik kokaine nga Amerika Latine drejt Zvicrës dhe grup kriminal, Apeli i Posaçëm lë në fuqi dënimet për Gëzim Bakallin dhe Erjon Locin Drejtori i Policisë së Korçës, Vilson Bala, u paraqit këtë të mërkurë në Prokurorinë e Posaçme, ku qëndroi për rreth një orë.
Gazetarja Anila Hoxha raporton se nuk dihet zyrtarisht se për çfarë çështjeje Bala është thirrur në SPAK dhe as në çfarë cilësie ka dhënë shpjegime para prokurorëve.
Pas daljes nga ambientet e Prokurorisë së Posaçme, Bala përshëndeti gazetarët, por nuk dha komente lidhur me arsyen e paraqitjes së tij.
Vilson Bala mban aktualisht detyrën e drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, ku u emërua në janar 2026. Më herët, nga nëntori 2024 deri në janar 2026, ai ka drejtuar Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës. Bala ka mbajtur gjithashtu detyrën e shefit të Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit.
Deri më tani nuk ka një njoftim zyrtar nga SPAK që të sqarojë çështjen për të cilën Bala është thirrur apo nëse paraqitja e tij lidhet me detyrat që ka mbajtur më parë.
Top Channel