AKTUALITET /

Paraqitet në SPAK ish-shefi i Operacionales, Vilson Bala! Merret në pyetje për Ergys Agasin

Bala ka mbajtur më parë postin e drejtorit të policisë së Durrësit.

Shkruar nga Versus
Paraqitet në SPAK ish-shefi i Operacionales, Vilson Bala! Merret në
Vilson Bala

Vilson Bala, ish-shefi i Forcave Operacionale është paraqitur ditën e sotme në SPAK. Bala mban aktualisht postin e drejtorit të policisë së Korçës ndërsa më parë ka qenë edhe drejtor i policisë së Durrësit.

Sipas burimeve, prokurorët do ta marrin në pyetje Balën lidhur me biznesmenin e arrestuar Ergys Agasi i cili ka shkaktuar "furtunë" pas zbulimit se ndihmohej nga ish-shefja e SHISH, Vlora Hyseni për t'i shpëtuar drejtësisë. 

Deri më tani dyshohet se dosja hetimore e lidhur me Ergys Agasin ka përfshirë ish-zyrtarë, zyrtarë të lartë e politikanë. Detajet e publikuara nga komunikimet e tij me Vlora Hysenin e cila i jepte informacione sekrete, tregojnë sesa thellë kishte depërtuar Agasi në strukturat më të larta shtetërore. Versus.al

Poll